Kallëzimi, mister dosja e
Sherefedin Shehut në Prokurori 

Kallëzimi, mister dosja e<br />Sherefedin Shehut në Prokurori 
Kandidati i Partisë Demokratike për Dibrën ka një llogari të hapur me drejtësinë. Ministria e Financave, në vitin 2014 ka bërë kallëzim në Prokurori për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode dhe për zëvendësin e tij Sherefedin Shehu.

Kallëzimi i Ministrisë u bë për shpërdorim të detyrës dhe për shkelje në barazisë në tendera gjatë procedurës së tenderit për kredinë prej 250 milionë eurosh që ka përfunduar në buxhetin e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës- Morinë, e njohur ndryshe si “Rruga e Kombit”.

Në atë kohë u ngrit edhe një task-forcë, madje u morën në pyetje edhe nëpunësit e komisionit të ofertave, por nuk dihet se si kanë përfunduar kjo dosje. Në kallëzimin e Ministrisë së Financave thuhet se Bode dhe Shehu akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 60 milionë euro. Kjo, pasi tenderi është bërë me prokurim të drejtpërdrejtë dhe kredia është marrë ne dy banka me interes 13 %, ku dëmi ndaj shtetit llogaritet 60 milionë euro.

Në kallëzim thuhej se i gjithë procesi është kryer në shkelje të ligjit “Për huamarrjen shtetërore dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit “Për prokurimin publik”. Përzgjedhja e fituesit është kryer në kushte të pabarabarta dhe jo transparente, duke favorizuar një ofertues kundrejt të tjerëve, dhe duke kryer vlerësim të pabarabartë të ofertave.

Përveçse një borxh shumë i shtrenjtë me kosto reale rreth 13.3%, si pasojë e veprimeve të mësipërme dhe duke blerë borxhin më të shtrenjtë midis gjithë ofertave të paraqitura, i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerën 60 milionë euro”, theksohej në kallëzimin e Ministrisë së Financave. Nga burime të prokurorisë mësohet se, Bode është mbrojtur me faktin, që këtë kredi e ka miratuar me një ligj të posaçëm parlamenti.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima