TIRANË- Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Pezë pasi është kapur me tre armë zjarri si dhe me 308 fishekë luftarakë. I arrestuari është D.H banues në Ballashenj të Pezës.
Konkretisht pas kontrollit në banesën e të arrestuarit është sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë me 8 fishekë. Po ashtu në afërsi të banesës së tij është gjetur një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.
Kapja e këtij personi erdhi nga denoncimet e qytetarëve . Ndërkohë ai do të përballet me akuzat për armë mbajtje pa leje.
Na mytën katnart, gjithanej katnar!
Përgjigju