Kallëzimi i pazakontë në ditën e Shën Valentinit: Çfarë më ndodhi në kotecin e pulave që kisha në shtëpi (DOKUMENTI)

Kallëzimi i pazakontë në ditën e Shën Valentinit: Çfarë më ndodhi në kotecin e pulave që kisha në shtëpi (DOKUMENTI)

Foto ilustruese

Një kallëzim i pazakontë, ka ndodhur në stacionin e Policisë Manëz në Durrës, ku pikërisht ditën e “Shën Valentinit”, në datën 14 shkurt 2020, një banor i fshatit Ishëm është paraqitur në mëngjes në polici dhe ka treguar një ngjarje që kishte ndodhur në kotecin e pulave të tij.

Halil Beja i moshës 63-vjeç ka rrëfyer para oficerit të policisë se gjatë mesnatës së Shën Valentinit, diçka e pazakontë kishte ndodhur në kotecin e pulave të tij. Më konkretisht Halil Beja u ka treguar se përpara oborrit të shtëpisë së tij kishte parë që pulat kishin dalë përjashta kotecit në oborrin para shtëpisë. Më tej në kallëzim 63-vjeçari rrëfen se nuk i kujtohet mirë nëse e kishte mbyllur apo jo derën e kotecit në mbrëmjen e 13 shkurtit, kur kishte mbyllur dhe polat.

Ai nuk e mban mend se sa pula kishte pasur por mendon se disa pula i mungonin dhe nuk e dinte numrin e saktë të tyre. Nisur nga ky denoncim oficerët e policisë në Manëz, kanë vendosur të referojnë rastin në fjalë për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Durrësit, duke e kualifikuar ngjarjen si vjedhje. Kjo pasi sipas tyre, denoncuesi Halil Beja, nuk i kujtohej nëse e kishte lënë në mbrëmje hapur derën e kotecit të pulave.

Prokuroria e Durrësit ka marrë këtë material në datën 18 shkurt 2020 për ta hetuar, por pasi janë njohur me materialin, prokurorët kanë vendosur të marrin vendimin e mosfillimit të këtij procedimi penal, që fliste për një ngjarje të pazakontë në një kotec pulash në fshatin Ishëm të Durrësit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 28/02/2020 15:20

    Ca te bejne edhe policet e shkrete, jane te detyruar t'i referojne edhe te tilla ngjarje ne prokurori per te hequr pergjegjesine nga vetja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak