Edvin Kulluri, themelues i 'Djathtas 1912' dhe selia e PD-së
Kallëzimi i çuditshëm në SPAK i zyrtares së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ndaj deputetit të formacionit politik “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, se bashkëjeton fshehurazi me një gjyqtare, ka sjellë edhe reagime të faktorit politik.
Një prej themeluesve të partisë, Edvin Kulluri, i indinjuar nga ky denoncim i informuar në media ditën e sotme (8 Janar), akuzon ashpër palën kallëzuese se i përket “llumit të shoqërisë dhe Partisë së Punës, fundërrina të luftës së klasave”.
Teksa i cilëson edhe si “qenie të ulëta që kujtojnë kohën kur përgjohej nga liqeni pas shkurreve”, shton se “këta do i kishte zili edhe kryemonstra Enver Hoxha”.
Kulluri e quan “turp” faktin e hyrjes në familjet e njerëzve që mendojnë ndryshe nga PD dhe e thekson se ky do jetë një nga shkaqet që kjo parti do humbasë në zgjedhjet e 11 Majit.
Postimi i Edvin Kullurit:
“Këta janë llumi i Partisë së Punës! Fundërrina të luftës së klasave! Ithtarë të Enver Hoxhës, që u hynte kundërshtarëve të regjimit deri në familje! Sigurimsa që gjurmonin njerëzit nëpër rrugë e plazhe, që u thyenin radiot Iliria për muzikë perëndimore!
Qënie të ulëta që neverisin çdo ditë njerëzit dhe votuesit e djathtë! Perversë që fshiheshin pas shkurreve tek liqeni artificial! Bisha të tërbuara që ndanin familje pse njëri nga bashkëshortët kishte origjinë armiqësore! Po të njëjtët që rishfaqen pas 34 vitesh me “petkun qesharak konservator”, ndërkohë që sillen si komunistë që do i kish zili edhe vetë kryemonstra Enver Hoxha!
A kanë turp këta monstra që u hyjnë në familje njerëzve që mendojnë ndryshe nga këta? Duhet t’i marrësh leje partisë së cingijeve që kërcejnë vallen e kryetarit, se më kë do bashkëjetosh?! Prandaj janë dënuar dhe do dënohen me votë në 11 maj, sepse janë llum i shoqërisë!”.
Postimi i Edvin Kullurit për denoncimin e Alibeajt në SPAK nga PD-ja
Lajmi kryesor: