Kallëzimi i PD-së për tenderin e ushqimeve/ SPAK merr në pyetje tre zyrtarë të tjerë të Mbrojtjes (Dëshmitë)

TIRANE-SPAK ditën e sotme ka marrë në pyetje tre zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me hetimet që po kryen për tenderin e ushqimeve, që u kallëzua në këtë prokurori nga Partia Demokratike. Sot janë marrë në pyetje Gëzim Jace, Ajet Maksuti dhe Ervis Feta, anëtarë të vlerësimit të ofertave. Ata janë marrë në pyetje nga prokurori Eneid Nakuçi.

Ndërkohë që dje u morën në pyetje tre të parët, Ylli Ymeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj. Të gjashtë anëtarët që janë pyetur mësohet se janë shprehur në deklarimet e tyre se "Kemi ndjekur procedurën sipas ligjit". Javën e ardhshme do të vendoset për pyetjen e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, nëse do të verifikohen elementë nga hetimi që duhet pyetur si person epror i kallëzuar apo person që ka dijeni. 

Në datë 5 prill Partia Demokratike dorëzoi në SPAK kallëzim penal me 6 akuza ndaj ministres të Mbrojtjes, Olta Xhaçka për tenderin e ushqimeve. PD akuzon ministren Xhaçka për "abuzimin me 1.5 milionë euro". Sipas PD-së, nga mijëra kompani shqiptare tenderi iu dha kompanisë filal nga Maqedonia, Eurovia duke theksuar se pak ditë para shpalljes së tenderit pa garë, kompania shtoi si objekt tregtimin e ushqimeve. 

SPAK po heton prokurimet e bëra nga ministria e Mbrojtjes si dhe po verifikon denoncimet e bëra publike për tenderat me klasifikim sekret të bëra nga ministria e Shëndetësisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 06/05/2020 18:35

    Kraja me tufen e debileve qe ka si prokuror nuk ka per te denuar asnje njeri..do denojne ndonje per vjedhje dritash...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë