Kallëzimi i PD-së/ Prokuroria e Tiranës: Të pushohet çështja për Arta Markun, nuk ka prova për shpërdorim detyre

Kallëzimi i PD-së/ Prokuroria e Tiranës: Të pushohet çështja për Arta Markun, nuk ka prova për shpërdorim detyre

Ish- kryeprokurorja Arta Marku

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të pushohet çështja ndaj ish-kryeprokurores Arta Marku, e paditur nga opozita për shpërdorim detyre.

Organi i akuzës nuk ka arritur që të mbledhë prova të mjaftueshme që vërtetojnë se Marku ka ndërhyrë në mënyrë aktive për dështimin e hetimeve ndaj Saimir Tahiri duke transferuar prokurorë në rrethe dhe atyre që u vunë në hetim disiplinor.  Vendimi për të pushuar çështjen ose jo do të merret gjatë ditëve në vijim nga Gjykata e Tiranës.  

Partia Demokratike depozitoi një vit më parë një kallëzim penal kundër Kryeprokurores Arta Marku me akuzën për shpërdorim detyre. Kallëzimin në Prokurori e depozituan në prokurorinë e Tiranës, kryetarët e grupeve parlamentare PD- LSI, Spaho dhe Vasili. 

Prokurorët për të cilët u vendos hetim disiplinor
Olsian Çela, (sot kryeprokuror)  Sonila Muhametaj, Besim Hajdarmataj, Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn

Prokurorët e transferuar në rrethe
Olsian Çela- Transferohet në Berat 
Sonila Muhametaj- Transferohet në Pukë
Besim Hajdarmataj-Transferohet në Pogradec

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë