Refuzuan dosjen e Shullazit, Arta Marku me dorë të hekurt, transferon prokurorët 'rebelë'
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve që refuzuan dosjen e Shullazit.
TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka urdhëruar transferimin e përkohëshëm në rrethe të prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit.
Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj, e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmatajn, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit.
Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn, Marku ka kërkuar hetim disiplinor.
Ditën e djeshme prokurorët e Krimeve të Rënda janë 'rebeluar' dhe kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre, Donika Prela.
Burime për ‘Report Tv’ bënë me dije se tema e mbledhjes ishte zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi në dosjen “Shullazi”. Por ky zëvëndësim nuk është pritur mirë nga prokurorët të cilët u shprehën se e zëvendësimi i Nakuçit me një prej tyre me short është i paligjshëm.
Prej 3 javësh pretenca është bllokuar pasi Nakuçi ka ikur jashtë shtetit me pretendimin se është sëmurë, ndërsa Elisabeta Imeraj është bërë drejtuese tek Tirana.
Seanca e radhës për dosjen ‘Shullazi’ është parashikuar për datë 25 shtator. Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.
Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.
Njoftimi i plotë:
Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e datës 19 shtator 2018 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 109/b; 333/a; 334 etj.të Kodit Penal urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve: Olsian Çela; Përparim Kulluri; Behar Dibra; Sonila Muhametaj; Arenc Çela; Edvin Kondili; Pranvera Pustina; Eugen Beçi; Blerim Tominaj dhe Besim Hajdarmataj.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.9%
-
Të gabuar
13.9%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6208
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nipi i Pajtim Serjanit kapet me 1 kg kokainë me vlerë 270 mijë €! E shiste në zonën e Shullazit, në pranga edhe shoku i tij! 6 muaj në përgjim (VIDEO)
9 Dhjetor, 10:46
-
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
8 Nëntor, 14:00
-
Diskutime të forta te Ligjet, Bardhi: ‘Prokurori i Përgjithshëm injoroi Kuvendin, pse nuk vjen të mbrojë Buxhetin?!’ Bushka: Ka angazhime të tjera
8 Nëntor, 13:05
-
Prokuroria e Përgjithshme marrëveshje me Belgjikën, në fokus lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave
7 Nëntor, 16:34
-
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takon homologen holandeze, prioritet goditja e aseteve kriminale
6 Nëntor, 19:57
-
Meta, 1 javë pas arrestit/ Gazetari Sokol Dema: Lëshoi fjalë të rënda ndaj Policisë dhe në seancë fyeu Dumanin! Sefa: SPAK nuk e ka pasur të lehtë atë skenë
29 Tetor, 08:09
-
Vrasja e Malkos, dëshmon Leonard Duka: S'kisha konflikte me Martinajn, më prezantoi Santiagon! Përplaset me prokurorin: I paaftë, vetëm gjyshen në varr s'ma shpalle në kërkim
24 Tetor, 14:02
-
Gjyqi ndaj Leonard Dukës nis me tensione e përplasje në GJKKO! Nëna e Santiago Malkos: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç! Si del ti aty, dënojeni me vdekje!
2 Tetor, 14:29
-
Komisioni antikorrupsion/ SHBA, Britania dhe BE: S'ka kthim pas të reformës në Drejtësi! Gonzato: Zbatoni vendimet e Kushtetueses siç janë
26 Shtator, 11:28
-
SPAK kërkon zgjatje të hetimeve me 3 muaj për grupin e Laert Haxhiut! Kërkesa pranohet pjesërisht nga GJKKO
26 Shtator, 11:23
-
Krimi gjatë verës/ Ish-prokurori Eugen Beci: Detajet për këto ngjarje të jenë më të kufizuara në media! Shërbejnë si model për vrasje të tjera
9 Shtator, 21:36
-
Do ekstradohen nga Gjermania/ Fabio Ballabani kërcënoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, 25 vjeçari plagosi një person tek Rrethrrotullimi i Plepave (EMRAT)
28 Gusht, 20:19
O Faik ja fute kot kur prokuroret refuzojne ATEHERE. Z ARTA DUHET TE ISHE VETE PROKURORE E CESHTJES SHULLAZI PO DUKET EDHE ASJA NUK JAMBAN MENDER B.......A SE SHULLAZI ESHTE I LIDHUR ME POLITIKANE KRIMINELE DHE MAFJOZESH QE TE HEQIN QAFE DHE Z ARTA I FLUTURONI KARRIGJA DHE RUAN LEKUREN KESHTU QE ARTA MARKU ESHTE NJE COPE FRIKACAKE ME VJEK KEQ Z FAIK PO KJO ESHTE E VERTETA PER Z MARKU
PërgjigjuTurp per Institucionin e Prokurorise! Ata 10 Prokurore kane reaguar me dinjitet kunder nje sjellje te paligjshme, te padrejte, dhe shume fyese per ta. Nuk eshte problem fare ceshtja ne fjale, por menyra e komunikimit me te gjithe ata. Nese do tju ishte kerkuar me miresjellje dhe me respekt, secili nga ata prokurore ka kurajon dhe guximin te mbrojne cdo lloj ceshtje, por duhen trajtuar me respekt, jo me arrogance! Por, kur njerzit ne drejtimin e Insitucionit jane medioker, ata nuk jane ne gjendje te ofrojne besim per askend. Duhej qe Prokuroria si Institution te shkonte ne fund, pertoke, qe te mund te ringrihet serish, por jo me keta drejtues, me njerez qe e meritojne te drejtojne, te sjellin besim, respektin ndaj detyres dhe pergjegjshmeri ndaj ligjit.
PërgjigjuGuxojnja merrnja o prokuror dosjen se ju trego qefin visi profesorit te telefonave
PërgjigjuRESPEKTE për Arta Markun ! Vendim i duhur , sepse Nuk ka mënyrë tjetër për tu përballur me HAJDUTËT dhe KRRIMINELËT me TOGA të ZEZA ! BJERU KRYE HAJDUTËVE dhe HORRAVE , Zonja ARTA MARKU , sepse marin LEKËT dhe NUK ushtrojnë detyrën!
PërgjigjuPo cfare thua o Faik mavria. Se kupton qe eshte nga fundi skenari per ge mbyllur dosjen Tahiri? Edhe perse ka udhetusr me jahte ne pronesi te trafiksnteve ende e beson ti qe eshte i pafajshem? Po shefat nga tepelena qe u kalben ne hashash kush i vendosi ti dhe une? Arta Marku e mvaroi misionin, tani le te vegjetoje me keq se Llalla.