TIRANE - Kallëzimi penal i ILDKP-së kundër ishministrit të Financave Ridvan Bode është marrë në administrim nga Prokuroria e Përgjithshme dy ditë më parë. Sipas burimeve, pranë këtij institucioni Bode akuzohet për “Mosdeklarim të burimeve finaciare” lidhur me pasuritë e tij të vëna gjatë kësaj kohe dhe kohës kur ka qënë ministër.
Kallëzimi i Bodes pritet t’i referohet prokurorisë së Tiranës, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme, ku fillimisht do të verifikohet dokumentacioni dhe më pas, nëse do të shihet e nevojshme do të merret në pyetje dhe ishministri Ridvan Bode.
/Shqiptarja.com

ILDKP padit Ridvan Boden për fshehje pasurie e pastrim parash