Kallëzimi nga kandidatët për komisionin e BKH për përzgjedhjen e hetuesve, vjen reagimi i ambasadës së SHBA.

Përmes një statusi në Facebook, Ambasada shkruan se është në mbështetje të procesit të bazuar në merita për rekrutimin e hetuesve të BKH-së.

"Mbështesim plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së. Këto standarde të zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj", shkruhet në reagim.

Në drejtim të BKH-së janë ngritur padi nga 7 prej kandidatëve të cilët kanë marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve për hetues pranë këtij institucioni.

Sipas pretendimit të 7 oficerëve të skualifikuar, zyrtarët kanë falsifikuar procesverbalin e garës fizike, faza e tretë e përzgjedhjes. Ata thonë se kanë fituar testin fizik disa oficerë që nuk kanë arritur parametrat kohore të garës.

Ndërkohë një tjetër padi është ngritur nga një tjetër kandidat i cili thotë se procesi duhet pezulluar pasi sipas tij, ai thotë se nuk ka pasur transparencë në përllogaritjen e pikëve në testin fizik, e cila përkon me fazën e tretë të përzgjedhjes së kandidatëve për hetues pranë byrosë.