Akuzat për abuzimin me tenderin e Rindërtimit, Rakip Suli dorëzon dokumente në SPAK: Kallëzimi është shpifje! Nuk përbaltet puna e bashkisë Kamëz

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli është paraqitur ditën e sotme në SPAK lidhur me kallëzimet e bëra ndaj tij për abuzim me kompensimet e fondit të rindërtimit për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ndryshe nga 6 nëntori kur u mor në pyetje, Suli deklaroi se këtë herë kishte ardhur vetëm për të dorëzuar dokumente. 

“Për dokumenta flasim gjithmonë ne”- tha Suli.

Pasi doli nga SPAK ku qëndroi për rreth 2 orë, Rakip Suli u shpreh para gazetarëve se kallëzimi ndaj tij është shpifje dhe se puna e bërë nga bashkia e Kamzës nuk mund të përbaltet. 

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se kryebashkiaku i Kamzës kishte kërkuar kohë që të përgatiste dokumentacionin dhe sillte vendimet në fjalë për t’ju përgjigjur interesit të SPAK në kuadër të hetimeve për procedimin penal që është regjistruar. Këtë të mërkurë, Suli përveç paraqitjes së dokumentave lidhur me disa procedura të kryera nga Bashkia Kamëz për banesat sociale dhe akomodimit të familjeve të dëmtuara nga tërmeti, aktualisht është duke dhënë sqarime për rrethana që nuk u përgjigj dot të hënën.

Në emër të banorëve të Kamzës, më 11 shtator Partia e Lirisë dhe këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz, kallëzuan penalisht në SPAK, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli. Duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit online, ata kërkuan ndjekje penale për të zgjedhurin socialist për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
Dorëzoi dokumente në SPAK, Rakip Suli: Kallëzimi i bërë ndaj meje është shpifje! Nuk përbaltet puna titanike e bashkisë Kamëz

 

Pas rreth dy orësh në SPAK ku raportohet se dorëzoi dokumente lidhur me denoncimin e bërë ndaj tij për tenderin e rindërtimit, kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli e konsideroi kallëzimin e bërë si shpifje.

Ai tha se nuk mund të përbaltet puna e bashkisë që ai drejton.

"Kallëzimi është shpifje. Nuk përbaltet puna titanike e bashkisë së Kamzës"- tha Suli. 

 

Ora 14:49
Rakip Suli në SPAK, detaje: Kryebashkiaku i Kamzës dorëzoi dokumente për çështje që nuk i mbante mend të hënën kur u mor në pyetje

1699451658_rakipsuli.JPG

Burime të Report TV bëjnë me dije se Rakip Suli është rikthyer në SPAK për shkak se të hënën ishte shprehur para hetuesve ndaj disa pyetjeve që iu adresuan se nuk mbante mend detaje rreth çështjeve për të cilat akuzohet në kallëzim.

Kryebashkiaku i Kamzës kishte kërkuar kohë që të përgatiste dokumentacionin dhe sillte vendimet në fjalë për t’ju përgjigjur interesit të SPAK në kuadër të hetimeve për procedimin penal që është regjistruar. Këtë të mërkurë, Suli përveç paraqitjes së dokumentave lidhur me disa procedura të kryera nga Bashkia Kamëz për banesat sociale dhe akomodimit të familjeve të dëmtuara nga tërmeti, aktualisht është duke dhënë sqarime për rrethana që nuk u përgjigj dot të hënën.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 08/11/2023 14:19

    Barku i PPSH,alias PS apo Rilindje nuk mund te thahet nga pjellat e krimit dhe korrupsionit dhe kjo qe theme eshte e vertetuar per 33 vjet rresht duke filluar me salehun,tosin,liken,edvinin e deri te rakipsuli....Ate do e thaj vetem DREJTESIA QE ESHTE NEN DREJTIMIN E DEPARTAMENTIT USA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument