Akuza për fondet e rindërtimit, Rakip Suli i Kamzës pyetet nga SPAK: Ditë e bukur sot! Sa herë të duan do të vij (VIDEO)

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sot (6 nentor 2023) në SPAK për tu marrë në pyetje në lidhje me kallëzimet e bëra ndaj tij nga opozita.

Në momentin e hyrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, por edhe pas dëshmisë, Suli iu drejtua gazetarëve se do të paraqitet sa herë të jetë e nevojshme dhe kërkoi që drejtësia të lihet të bëjë punën e saj.
 

“Ditë e bukur sot. Të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vet sepse po jep shpresë të shqiptarët. Fati që erdhi sot kjo ditë, që çdo person të japë llogari. Më lini të bëj detyrën time, në respekt të qytetarëve. Sa herë të duan do të vij”, tha ai”, tha Rakip Suli pas dëshmisë.

SPAK po kryen verifikime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korruspion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës. Rakip Suli më 11 shtator është denoncuar edhe nga këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit bashkiak online.

Nga hetimet ka rezultuar se ka disa raste të abuzimeve me kompensimet e fondit të rindërtimit.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loli: 08/11/2023 14:21

    Vetem me tenderat e rinderrimit?Ka dhene leje pa fund edhe po lejo te ndertojne ne hapsira publike ne te gjithe Bashkine Kamez.Breg lumi fusha qe i perkasin qyetareve po ndertojne pa fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë