Një 21-vjeçar nga Pogradeci është ndaluar këtë të enjte nga policia, për “kallëzim të rremë”. Bëhet fjalë për Armand Jakupas nga fshati Remenjë, i cili më datë 20 mars kishte bërë një kallëzim në polici për vjedhjen me dhunë nga 2 persona të maskuar në banesën e tij, të cilët pasi e kishin goditur atë me grushte i kishin marrë 3000 euro.
Por pas hetimeve, burime nga policia bëjnë me dije se 21-vjeçari i kishte marrë vetë 1 mijë euro në banesën e tij dhe i kishte shpenzuar, ndërkohë 2 mijë të tjera u gjetën dhe u sekuestruan nga policia në cilësinë e provës materiale.
21-vjeçari është arrestuar nën akuzën e "kallëzimit të rremë". I gjendur përpara fakteve dhe provave, 21-vjeçari ka pranuar para hetuesve se e kishte inskenuar vetë të gjithë ngjarjen.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com