Vëllai i saj, Gazmend Peci ka bërë një kallëzim penal në Prokurori me pretendimin se motra e tij është përdhunuar në periudhën e rehabilitimit në spitalin Gmunderberg Almunster në Austri rreth 20-25 shtatorit 2012.
Gazmend Peci, i cili shoqëroi motrën e tij ndërsa u kurua në Austri në një lidhje telefonike mbrëmë me gazetaren Mira Kazhani pranoi për televizionin A1 REPORT! denoncimin e bërë, ndërsa shprehu edhe tronditjen e familjes së tij. Pas tragjedisë së Himarës, Florie Peci u dërgua drejt Austrisë për një kurim më të specializuar pasi ishte në gjendje kome. Ndërkohë më 3 korrik studentja shqiptare doli nga koma, dhe më 11 tetor 2012 u mundësua edhe rikthimi i saj në atdhe.
“Unë që po ju shkruaj jam Gazmend Peci, vëllai i Florie Pecit. Unë dhe familjarët e mi jemi shumë të tronditur nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur, motra ime në aksidentin e Qafës së Vioshës në Himarë pësoi dëmtime të rënda shëndetësore. Ajo u dërgua për mjekim në Austri, ku për më shumë se 55 ditë qendroi në koma. Në 11 tetor motra jonë u kthye në Shqipëri dhe për shkak të shqetësimeve të shumta specialistët konkluduan se ajo është shtatzënë. Konceptimi i shtatzënisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën Gmunderbergut Almunster në Austri , në periudhën e rehabilitimi. Motra ime Florie Peci është përdhunuar në kushtet e spitalit ku ka qenë për kurim. Me motrën timë janë kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej"

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com