Pas zbulimit të një rasti të kalimit të mallrave ushqimore kontrabandë pa dokumentacionin shoqërues në aksin Goricë-Diellas në mjetin e një qytetarit N.N, SHÇBA ka nisur hetimet në pikën kufitare të Goricës.
Pas hetimeve u arrestuan 2 doganier dhe 2 policë për shpërdorim detyre që lejuan kalimin e mallrave ushqimore kontrabandë edhe pse e kishin parë atë, si dhe arrestimin e qytetarit që kaloi mallrat për akuzën ë kontrabandës.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin N.N., 39 vjeç, drejtuesi i mjetit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë", pasi kishte kaluar mallrat pa dokumentacionin përkatës dhe punonjësit e policisë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, N/komisar P.B., 53 vjeç, përgjegjës Turni në PKK Goricë dhe inspektori R.D., 53 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Goricë.
Dy punonjësit e policisë në pikën kufitare u arrestuan pasi në momentin kur mjeti me drejtues shtetasin N.N. është paraqitur në pikën kufitare, nuk kanë ushtruar detyrën funksionale në vendin e shërbimit, duke lejuar kalimin e mallrave kontrabandë. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se punonjësit e Policisë, edhe pse kanë patur pamje vizuale të mallit, kanë lejuar kalimin e tij pa dokumentacion.
Gjithashtu për shpërdorim detyre u arrestuan edhe dy doganierët V.T., 45 vjeç, Përgjegjës Turni në Doganën Goricë dhe K.Xh., 34 vjeç, Doganier në Doganën Goricë.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.9%
-
PD
13.4%
-
Partitë e vogla
20.7%
Vota total: 1421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Devoll/ Vijon të jetë ende aktiv zjarri në malin e Moravës, forcat zjarrfikëse në terren
14 Mars, 11:04
-
Këngë e valle në Ersekë, qytetarët mblidhen për të festuar Ditën e Verës
14 Mars, 10:24
-
Qytetet mirëpresin 'Ditën e Verës', koncert festiv në Elbasan, në Korçë ndizen zjarret tradicionale të ardhjes së pranverës (VIDEO)
13 Mars, 20:00
-
Devoll/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në malin e Moravës, 7 zjarrfikës në vendngjarje, erërat e forta favorizojnë përhapjen e zjarrit
13 Mars, 19:43
-
Tiranë/ Kontrabanda e cigareve, arrestohen pronari i dyqanit dhe shitësi, nën akuzë dhe i vëllai
13 Mars, 14:36
-
Shtohen pakënaqësitë ndaj Berishës, kandidatja largohet nga lista e hapur në Korçë
13 Mars, 14:03
-
PS publikon emrat për Qarkun e Korçës, zv.ministrja Kuko vend në listë të sigurt
12 Mars, 20:15
-
E rëndë në Maliq, motori përplas për vdekje këmbësorin e moshuar, plagoset edhe drejtuesi! Policia nis hetimet (VIDEO)
12 Mars, 19:31
-
Zbulohen emrat e kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur të PD-së për Qarkun Korçë, Berisha rendit të tretin më të votuarin e primareve
12 Mars, 18:05
-
Mban ‘gjallë’ artizanatin, Rama ndan historinë e sipërmarrëses nga Voskopoja: Ëndërr e kthyer në realitet falë vendimit për t’u kthyer në vendlindje
11 Mars, 17:09
-
Korçë/ Përndjekje, zjarrvënie, kalim i paligjshëm kufiri dhe ndërtim pa leje, 5 persona nën akuzë dhe një në kërkim
10 Mars, 11:05
-
Ndihmoi emigrantë të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet në Tepelenë 32-vjeçari i shpallur në kërkim
9 Mars, 13:47