Pas zbulimit të një rasti të kalimit të mallrave ushqimore kontrabandë pa dokumentacionin shoqërues në aksin Goricë-Diellas në mjetin e një qytetarit N.N, SHÇBA ka nisur hetimet në pikën kufitare të Goricës.
Pas hetimeve u arrestuan 2 doganier dhe 2 policë për shpërdorim detyre që lejuan kalimin e mallrave ushqimore kontrabandë edhe pse e kishin parë atë, si dhe arrestimin e qytetarit që kaloi mallrat për akuzën ë kontrabandës.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin N.N., 39 vjeç, drejtuesi i mjetit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë", pasi kishte kaluar mallrat pa dokumentacionin përkatës dhe punonjësit e policisë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, N/komisar P.B., 53 vjeç, përgjegjës Turni në PKK Goricë dhe inspektori R.D., 53 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Goricë.
Dy punonjësit e policisë në pikën kufitare u arrestuan pasi në momentin kur mjeti me drejtues shtetasin N.N. është paraqitur në pikën kufitare, nuk kanë ushtruar detyrën funksionale në vendin e shërbimit, duke lejuar kalimin e mallrave kontrabandë. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se punonjësit e Policisë, edhe pse kanë patur pamje vizuale të mallit, kanë lejuar kalimin e tij pa dokumentacion.
Gjithashtu për shpërdorim detyre u arrestuan edhe dy doganierët V.T., 45 vjeç, Përgjegjës Turni në Doganën Goricë dhe K.Xh., 34 vjeç, Doganier në Doganën Goricë.
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
29.6%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 859
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet Ujkan Metaj, u arratis nga Burgu i Dubravës
24 Korrik, 20:38
-
Trafikoi qindra njerëz me varka nga Franca në Angli, dënohet me 10 vite burg i riu shqiptar (EMRI)
24 Korrik, 19:03
-
Korçë/ Dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur, 2 të arrestuar në Maliq
24 Korrik, 09:25
-
Tiranë, lëvizte me armë në makinë, në pranga 20-vjeçari (EMRI)
23 Korrik, 10:31
-
'Nuk shesim dot pataten, qepën as grurin!' Fermerët e Maliqit në protestë, bllokojnë rrugën me zetora! Policia u vendos 70 gjoba me nga 1 mln lekë të vjetra secila
22 Korrik, 11:45
-
Shpërthim me tritol pranë banesës së Meard Berberit në Pogradec, organizator i sulmit me armë ndaj Hotel Volorekës në 2020! I dënuar 5 herë
22 Korrik, 07:39
-
Muzika elektronike gjallëron Korçën, DJ të huaj në festivalin ‘LUMINA Elektronic’ dhe spektakël dritash
21 Korrik, 14:58
-
Vijon fluksi i udhëtarëve në portin e Durrësit, rreth 7.7 mijë pasagjerë pritet të mbërrijnë nga Bari! 27 sportele në funksion
21 Korrik, 11:38
-
"Zviceranët që jetojnë jashtë votojnë!" Ambasadorja nga Lini: Politika të marrë vendim unanim për diasporën
19 Korrik, 12:16
-
Terrorizoi zonën duke qëlluar me armë nga banesa, 71-vjeçari në Korçë lihet në 'arrest shtëpie'
19 Korrik, 10:47
-
Dikur ishte traditë, rikthehet kursi i notit në Pogradec! Trajnerët: Urojmë të arrijmë rezultatet e dikurshme
18 Korrik, 15:45
-
Korçë/ Zjarr në nënstacionin elektrik, disa zona pa energji elektrike
17 Korrik, 19:57