Aksidentet rrugore janë kthyer në një rrezik edhe për jetën e kalimtarëve. Një tjetër aksident është regjistruar sot në tek “21 Dhjetori” në kryeqytet, ku një shofer i cili ka kaluar me makinë ndërsa semafori ka qenë me të kuqe, duke përplasur një 23 vjeçare dhe 2 mjete të tjera. E reja ndhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
"Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", thotë policia.
Dje në Tiranë u përplas nga një makinë luksoze që lëvizte me shpejtësi një 82-vjeçar i cili ndërroi jetë në spital. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në bulevardin “Bajram Curri”, ku automjeti që drejtohej nga Mariglen Harizi, 25 vjeç, doli nga rruga, përplasi 82-vjeçarin që ishte në trotuar dhe më pas përfundoi në lumin e Lanës.