Ka ndërruar jetë në spital 82-vjeçari i cili u përplas dje në Tiranë nga një makinë luksoze që lëvizte me shpejtësi. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në bulevardin “Bajram Curri”, ku automjeti që drejtohej nga Mariglen Harizi, 25 vjeç, doli nga rruga, përplasi 82-vjeçarin dhe më pas përfundoi në lumin e Lanës.

Shkak i aksidentit ishte pikërisht shpejtësia e lartë që bëri që i riu të humbiste kontrollin e mjetit e të përfundonte në Lanë, ku i mori jetën edhe një të moshuari, i cili po ecte në trotuar.

I moshuari u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetën ditën e sotme. Ndërkohë Policia ka arrestuar të riun Mariglen Harizi.

Vetëm në 24 orët e fundit shpejtësia ka marrë jetën e 5 personave, ku përveç të moshuarit në Tiranë, po për shkak të shpejtësisë mëngjesin e djeshëm u shua një familje e tërë, ku prindërit dhe dy vajzat e mitura në Vlorë humbën jetën pasi një 22 vjeçar me shpejtësi të lartë përplasi makinë e tyre duke e nxjerrë nga rruga.