TIRANË-Një makinë ka dalë nga rruga në kryeqytet dhe ka përfunduar në lumin e Lanës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit 80-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur para rreth një ore në bulevardin “Bajram Curri”.

"Më datë 25.06.2021, rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin M. H., ka aksidentuar shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", ka njoftuar policia.

 1624643772_AKSIDENT1.jpeg

Pamje nga aksidenti