Kalon në parim buxheti 2014
Rama: Lajmë borxhet, rilindim

Kalon në parim buxheti 2014<br />Rama: Lajmë borxhet, rilindim
TIRANE- Pas më shumë se 24 orë debate, replika të ashpra Kuvendi miratoi sot në parim pr/buxhetin e vitit 2014 dhe paketën e re fiskale.

Pr/buxheti 2014  u miratua me 79 vota pro, 37 kundër dhe asnjë abstenim.

Diskutimet për pr/buxhetin 2014 dhe paketën fiskale nisën prej orës 11:15 minuta të ditës së djeshme, 23 dhjetor vazhduan gjithë natën dhe u mbyllën në orën 11: 30 minuta të ditës së sotme.

Kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar mbrojtën buxhetin i cili, sipas tyre hap rrugën e re është fundi i rrugës së rrënimit dhe fillimi i rrugës së rimëkëmbjes ekonomike. Ata kanë hedhur dritë mbi shpenzimet qe janë bërë nga qeveria e Berishës duke nxjerrë fakte për skandalet qeveritare.

Ndërkohë opozita e akuzoi qeverinë se ka rritur taksat për 97 % të shqiptarëve, ka rritur borxhin publik dhe po e çon Shqipërinë drejt greminës. Ajo votoi kundër pr/buxhetit. 

Debatet e nisura dje me fjalën e kryeministrit Rama u mbyllën po me fjalën e tij, ndërsa replikat dhe debatet ka qenë të ashpra duke shkuar deri në përdorimin e fjalorit ofendues.

Në mbylljen e seancës së diskutimeve Rama tha se buxheti rimëkëmb ekonominë e Shqipërisë, e cila u gjend në këtë të tashme për shkak të sjelljeve të qeverisë “Berisha” me financat shtetit, si atë të një kryefamiljari kumarxhi me financat e shtëpisë së tij dhe  shprehu bindjen se e "ardhmja nuk merret borxh për të siguruar mbijetesën e së tashmes  në pushtet”.

Deputeti i PD-së, Sali Berisha, ish kryeministri, i cili mori fjalën për replikë sa herë që fliste  pasardhësi i tij tha se "Edi Drama" për tre muaj kishte marrë borxh 1 miliardë dollarë, ndërton piramidën e financave të këtij vendi dhe mashtron fuqitë e mëdha.

Në planin e përgjithshëm të ardhurat në buxhetin e vitit 2014 parshikohen të jenë 364 miliardë lekë. Krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2013 do të ketë një rritje prej 13%. Për sa i përket fiskalitetit, të ardhurat nga tatim-fitimi pritet të rriten në vlerë absolute me 50%, ato nga TVSH me 11% dha ato nga akciza me 50%, në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2013. Prioritet i këtij buxheti është pagesa e 350 milionë dollarëve që qeveria u detyrohet bizneseve, ndërkohë që ministri i Financave Shkëlqim Cani parashikon një rritje ekonomike deri në 2.1 %. 

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi sot se kjo ministri duhet të paguajë 15 milionë dollarë borxhe që janë lënë nga qeveria e kaluar, që është e barabartë me 10 % e totalit të buxhetit 2014.  Ajo renditi detyrimet e papaguara nga ish ministri Imami, ndërsa shtoi se 3 milionë dollarë janë shpenzuar shtesë për Shërbimin e inteligjencës Ushtarake, SHIU, në një kohë kur ky institucion kishte fondin e vet.  Gjatë kohës që ishte në opozitë, Partia Socialiste akuzoi Shërbimin Informativ Ushtarak,  për përgjime ndaj saj dhe shërbimeve diplomatike në vend.  SHIU përgjim 400 mijë $ për diplomatët dhe opozitën

Në ditët në vijim buxheti dhe paketa fiskale 2014 do të vijojnë diskutimet në komisionet parlamentare dhe me grupet e interesit, për të reflektuar ndryshimet e mundshme. Në datën 28 dhjetor është lënë dhe seanca përfundimtare për votimin nen për nen, përpara se buxheti të hyjë në fuqi në muajin janar.


votimi
(Ne foto: Momenti i votimit te pr/buxhetit sot ne Kuvend)

DITA E DYTE E SEANCES MARATONE PER BUXHETIN 2014

Në  orën 11: 30 mbyllet diskutimi i pr/buxhetit

ORA 11: 07- 11:30  RAMA MBAN FJALEN : SHQIPËRIA KISHTE NJË KRYEFAMILJAR KUMARXHI
Kryeministri Edi Rama e ka marrë fjalën për të mbyllur debatin e diskutimeve për projekt-buxhetin e vitit 2014.   Rama krahasoi sjelljen e qeverisë “Berisha” me financat shtetit, si atë të një kumarxhiu me financat e tij, ndërsa shprehu bindjen se “e ardhmja nuk merret borxh për të siguruar mbijetesën e së tashmes  në pushtet”.
Kryeministri Rama falenderoi çdo qytetar dhe çdo familje që ka ndjekur debatin dhe kërkoi ndjesë për të gjithë ata që janë ndjerë të lënduar, për shkak të shpërdorimit të gjuhës dhe shkeljes së të gjitha normave e etikave.

“Dua ta mbyll me një mesazh të qartë. Miratimi i këtij buxheti hap rrugën e re është fundi i rrugës së rrënimit dhe fillimi i rrugës së rimëkëmbjes ekonomike. Besoj se më takon që në emër të qeverisë të bëj një përmbledhje të shkurtër e konkrete."- tha Rama duke shtuar se qeveria e tij nuk ka rritur borxhin por e ka çertifikuar atë.

"U fol gjatë për një rritje të befasishme të borxhit publik. Kemi qenë dhe mbetemi se e ardhmja nuk merret borxh për të siguruar mbijetesën e të tashmes në pushtet. Kur shtëpia ka një familjar kumarxhi që ikën e akumulon borxhe e gjithë shtëpia nuk e di fare, dhe një ditë të bukur sheh një karvan njerëzish që kërkojnë paratë. Ata i kanë dhënë borxh kryefamiljarit kumarxhi të shkojë të lozë për tekat e tij duke e zhytur shtëpinë në një hall shumë të madh. Ky është hall i madh ku Shqipëria u gjend për shkak të një zinxhiri borxhesh që nuk figuronin në defterin e qeverisë kur kjo vinte në parlament e fliste për nivelin e borxhit. Këtë e kemi çerfifikuar nga FMN”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

RAMA: BORXHET QE LA BERISHA
"285 milionë dollarë kontrata të nënshkruara nga kryefamiljari, por që shtëpia nuk i di.
128 milionë dollar tvsh, detyrim i marrë nga kryefamiljari por që shtëpia s’i di
50 milionë dollarë fatura për energji e ujë që shtëpia nuk i ka të regjistruara
60 milionë dollarë të tjera fonde ndihmë ekonomike, që përsëri shtëpia nuk i kishte të regjistruara në defterin e vet për të llogaritur borxhin
44 milionë dollarë marrë nga buka e gojës invalidëve për kumarin elektoral që nuk figuronin.
40 milionë dollarë kontrata lokale të financuara nga buxheti si puna e rrugës në Elbasan që ka mbetur rrugëve por që është qeveria që ka marrë përsipër ta financojnë dhe nuk figuron  
10 milionë dollarë mos rimbursim i tatimeve që u janë marrë mijëra njerëzve për kumarin elektoral dhe harbimin e të qëndruarit cdo kush në krye të një kryefamiljari të ikur në drejtim të paditur
20 milionë dollarë fatura të papaguara për qoka telefona, lloj detyrimesh të mbartura
Kur Çiljeta ja mori këngës më 28 nëntor tekonologjia e zërit kushtoi 1 milionë e 420 mijë dollarë. Kjo është fatura e ahengut të një kryefamiljari që mori peng të ardhmen e shtëpisë dhe la prapa një rrëmujë në llogaritë e shtëpisë duke lënë te dera mijëra njerëz që thonë: Duam lekët tona."- tha Rama

Sipas Kryeminstrit, nëse nuk do të ishte frenuar kjo formë e mbajtjes me çdo kusht të pushtetit, me ardhjen në qeveri të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, padyshim që vendi do shkonte drejt përsëritjes së situatës së vitit ’97, kur ranë piramidat financiare.

Sipas Ramës ky buxhet jep mundësi të shlyejë borxhet e atyre njerëzve që presin tek dera dhe rimëkëmb ekonominë. Ai mbrojti sërish efektet e taksimit progresiv në ekonomi sipas së cilës kush fiton më pak do të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë, do të paguajë më shumë. Rama mbylli fjalën duke përdorur një shprehje nga dramat e Shekspirit:  “Mjerë ti që gjuha të është bërë oratorja e turpit tënd”.

BERISHA REPIKON ME RAMEN: SHKO VIZITOHU, JE I SEMURE PSIKIK
REPLIKON BERISHA: Në udhëtimin e parë në Nju Jork ka fjetur në hotel me 4 mijë dollarë unë s’kam fjetur kurrë në një hotel më të shtrenjtë se 700 dollarë nata. Asnjë nga stafi im, nuk ka udhëtuar me biznes, manari i tij, fuga udhëton gjithmonë në biznes ngjitur me të. Le ti krahasojë ku do të dojë por askush nuk më peshon për një qindarkë.
Bëre mirë që shkove te Shekspiri sepse rëndom quhesh Edi Drama ndaj unë kam kohë që bëj thirrje për një vizitë psikiatrike. Vetëm një i sëmurë mund të mashtrojë administratën amerikane. Ky i ka thënë 7 vendeve se do i marr të gjitha armët kimike.  Pas refuzimit të statusit detyroi kryeministrat e Europës të dalin të japin paralajmërimet. Çfarë prisni për të vizituar këtë njeri që me të rënë të lapsit merr borxh 1 miliardë dollarë dhe ndërton piramidën e financave të këtij vendi.
Në vite të largëta ka shkuar me barrel dhe i lidhur për tu vizituar. Në tre muaj ke rrënuar marrëdhëniet ndërkombëtare rtë vendit, rrënon ekonominë dhe po e rrokullis atë, po rrënon Kushtetutën ligjet e kontrata. Në tre muaj çdo ditë e çdo orë gjeneron energji negative.

REPLIKON RAMA: MOS E LINI TE DALE NE LAGJE PLAKUN QE IU SOS KANDILI
REPLIKON RAMA:  “Ajo që na takonte ne e bëmë dhe më 23 qershor e larguam problemin e tyre të madh nga qeveria. Ajo që na takon si shumicë pas 23 qershorit po e bëjmë duke mos ndërhyrë në problemin e madh që ka opozita, duke i dhënë asaj mundësi të ndihet mirë edhe kur ndihet mirë duke i bërë keq Parlamentit. Besoj se nuk na takon ne ajo që ju takon ju,  që duhet të silleni me përgjegjshmëri, kur plakut i soset kandili nuk e lë të dalë nga shtëpia. Bëjeni këtë për veten tuaj, opozitën dhe për ta lënë Shqipërinë të vazhdojë përmes një debati normal mes nesh e jush e të mos e kthejmë në një lagje sa herë që plaku del nga shtëpia dhe i soset kandili.
META Ju kujtoj që janë festat. Eshtë Krishtlindje

REPLIKON BERISHA: RAMA I PA FE, DUHET TE VIZITOHET
BERISHA: “Është i pafe ai, çdo 6 muaj ndërron besimin.Diskretitoi Shqipërinë, bllokoi statusin e vendit kandidat, zgjoi reagimin më të ashpër nga liderët europiane. Ai duhet të vizitohet

ORA 10:56 BERISHA: PO FSHIHNI PREMTIMET QË U KTHYEN NË MASHTRIME
Me një replikë të tij, menjëherë pas fjalës së ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe ministrave për buxhetin e vitit 2014. Sipas Berishës, ky buxhet fsheh dështimet e kësaj  qeverie.

“Dëgjuat këtu alternativën e Hermesit, e një hajduti që ka vjedhur 11 milionë dollarë dhe dosja ju mbyll nga prokurori socialist. Këto fjalë kanë në bazë fshehjen e shpërblimit për vitin e ri, rrogën e 13, të fshehë, rritjen e taksave. Të fshehë shndërrimin e të gjitha premtimeve, në mashtrime. Të fshehë, diskrimimin që është bërë me këtë buxhet. Të fshehë gropën më të madhe të buxhetit, që është bërë nga mendje e sëmurë.

Të fshehë, nxjerrjen nga harta e Shqipërisë nga investimet. Skenarin alla Papandreu ndaj dhe nxjerrin ata që mund të mashtrojnë më shumë. Ky që foli para meje e kontrollon Canin, pasi e cilëson si matuf dhe e kontrollon të gjithin”, tha në replikën e tij në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha.
 
ORA 10:43 AHMETAJ: NA LATË PAS 740 MILIONË $ BORXHE QË DUHET TI LAJMË
Duke mbrojtur buxhetin e vitit 2014, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka sulmuar qeverinë e kaluar, atë Berisha, për superborxhin prej më shumë se 740 milionë dollarë që la pas.  

“E lanë Shqipërinë me 740 milionë dollarë borxh vetëm sot të skanuara. Këta që ikën e lanë arkën bosh dhe përpara lanë një mal të madh me borxhe, rrapushiane që një qeveri e majtë si e jona duhet ti sistemojë dokumentojë dhe paguajë mbrapsht.

Vendi ka humbur 1.4 milionë dollar keqmenaxhim nga taksat. Paketa rrëzon përfundimisht taksën e sheshtë dhe prezanton taksën progressive. Po 97 për qind të shqiptaërve përfitojnë. Heqim taksën e sëmundjës. Ne do të taksojmë më shumë duhanin se besojmë tek shëndeti i duhanit. Ky buxhet hap rrugën e zhvillimit të Shqipërisë”, tha gjatë fgjalës së tij, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

GRUPI PR KUNDER PR/BUXHETIT
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Republikane, Agron Duka, kundërshtoi sot buxhetin e qeverisë për vitin 2014. Duka kërkoi më shumë investime në fushën e bujqësisë dhe sportit. Duke analizuar buxhetin për sportin dhe bujqësinë , Duka tha  "sipas optikës time në përgjithësi jemi në kuotën e buxhetit të vitit 2013". Ai tha se struktura e buxhetit në Ministrinë e Bujqësisë është po e njëjtë me atë të vitit 2013 , ajo përbëhet nga shtatë zëra dhe është shtuar mbështetja për peshkimin. Ai nënvizoi se është kritikuar shumë programi i qeverisë se kaluar, por në fakt programi i buxhetit 2014 nuk pasqyron ndryshim. "Struktura e buxhetit është e njëjtë , gjë që do të thotë se në këtë ministri këto 100 ditë ka ndryshuar vetëm emri. Me këtë buxhet nuk bëhet kthesa , por në buxhet të jepej shenja se qeveria e ka vërtet priortitet bujqësinë dhe zhvillimin rural", tha Duka.

GRUPI I LSI: PRO PR/BUXHETIT
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha se  buxheti i vitit është realist dhe shpresëdhënësës për ekonominë e vendit.  Duke folur në emër të grupit të LSI-së, në mbyllje të debatit maratonë për pr/buxhetin 2014, Vasili tha se mënyra e diskutimit nga opozita nuk krijon produktivitet. 

 "Maxhoranca, tha ai, i ka votat për të miratuar draftin ekonomik, por ky nuk është momenti që të shprehet mënyra sesi qeveriset, por është koha të mendojmë për qytetarin".     Vasili tha se në buxhetin e ri konstatohet një qasje pozitive drejt sektorëve si arsimi dhe bujqësia.    Duke u ndalur tek paketa financiare, kreu i grupit të LSI-së, tha se ky projekt i qeverisë ka një meritë parësore që është parashikueshmëria e politikave fiskale, gjë që ka qënë e pamundur më parë.    "Kjo rrit mundësinë për një planifkim më të qartë e më të detajuar të biznesit për ta evituar shpërqëndrimin e konfuzionin. Paketa e re fiskale kërkon dhe një angazhim tejet energjik në luftën kundër kundër korrupsionit, informalitetit, klientelizmit dhe monopoleve, dhe kjo kërkon  funksionimin si duhet të administratës tatimore", theksoi Vasili.     Në fund të fjalës së tij në Kuvend, ai ftoi deputetët që ta përmirësojnë këtë buxhet me amendamente të tjera.

10:17 BODE: TAKSIMI PROGESIV DEMTON EKONOMINE, NUK JUSTIFIKOHET RRITJA E BORXHIT
 Deputeti i PD-së Ridvan Bode, ish ministër i Financave tha se taksimi progresiv dëmton ekonominë.

“Taksohet në rritje konsumi familjar dhe prodhues. Karburanti do të taksohet më shumë për 84 milionë dollarë. Pagat përtej përfitimit të vogël do pësojnë një rritje të taksimit të përgjithshëm të tyre prej 13 milionë dollarë. Akciza mbi cigare e pijet aloolike do të rritet taksimi me 4 milionë dollarë. Taksa e banesave dhe e pronës do pësojë rritje prej 5 milionë dollarë. 

Taksimi progresiv dëmton ekonominë. 100 milionë dollarë më pak investime në krahasim  me 2013. Niveli i investimeve publike do të bjerë në nivelin e 5 % të PBB është problem i madh. 920 mln dollarë do të merren hua borxh i ri duke e çuar në 74.8 % borxhin. Sigurisht që ka dhe do të ketë borxhe, gjithëmonë krijohen prapambjetje por kjo nuk justifikon rritjen e borxhit me 13 %. BSh nuk garanon likuiditetin e borxhit.”

10:00 TOPALLI: BUXHETI C4 PER SHQIPERINE, QYTETARE NDALENI SA SESHTE VONE 
Deputetja e PD-së Jozefina Topalli akuzoi Ramën se po e çon Shqipërinë drejt rrënimit dhe i bëri thirrje qytetarëve ta ndalin sa nuk është vonë.
“I premtove parajsën se do hajnë me lugë të artë. Që nga ajo ditë kaluan tre muaj dhe rikonfirmuar si standard blerjen e votës me 20 mijë lekë, dhe abroguat ligjin, shbëtë vendimet gjyqësore.
Administrata jeton në streh frikë, e panik , hapët një gropë 500 milonë dollarë. Na humbët edhe statusin e rekomanduar dy herë. Çdo fletë e këtij buxheti ka një C4 në familjen tuaj, është një sahat me minë për familjen tuaj. Buxhet hedh në erë Shqipërinë. Borxhi është i çmendur. 1 miliardë dollar është një cunam për ekonominë e brishtë.  Për 3 muaj borxhin e  çoi në 75 %, duke e rritur 13% ku ka ndodhur kjo. Gjeni një vend që të ketë rritur kaq shumë borxhin. Në 3 muaj Rama tradhëtoi fuqitë e mëdha, sulmoi europën dhe e këcënoi atë. Është gënjeshtër kur thoni është buxheti më i madh, në fakt është borxhi më i madh.  Është buxhet solidaritar, solidaritet ka vetëm për miliarderët e grupit. Do të jetë vonë nëse nuk ndryshojnë këto shifra zoti kryeministër. Rrejte kur the do ulësh borxhin e rrite me 13%. Do ju them qytetarëve ndalni këtë kryeministër para se të jetë vonë, dhe vendi të shkojë në zgrip dhe tju lidhë për bukën e gojës."- tha Topalli.
kuvendi
(Ne foto: Jozefina Topalli sot ne seance)

kuvendi
(Ne foto: Edi Rama sot ne seance në kohën kur mbante fjalimin Topalli)

ORA 09:30 BERISHA: KY ËSHTË BUXHETI I MASHTRIMIT DHE I VARFËRISË SË SHQIPËRISË
Ish-kryeminstri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se, kanë rritur taksat për 97 % të shqiptarëve, pasi u marrin lekët nga xhepat qytetarëve.

“Karakterit klandesin të buxhetit siç u miratuar fshehtas në shpellën e qeverisë, maratonë gjithë natën për ta fsherhur nga ju, arriti në finish. Por ky është një finish i turpit të atyre që kanë frikë. Kjo procedurë vihet në funksion të fshehjes që përmban në vete ky buxhet.
Kjo është një procedurë e turpshme në funksion të një buxheti që mashtron çdo shqiptar. Është produkt i injorancës totale dhe të një mendjeje të sëmurë, që ka krijuar një realitet që nuk ekziston në Shqipëri”, tha Berisha.

Siaps tij, “kjo mendje sjell këtu gjoja buxhetin më të madh, sepse deliri i thotë se paraardhësi yt ka thënë është buxheti më i madh. Si struci del lakuriq sepse ky është buxheti i gropës më të madhe në histori. Për herë të parë, financat publike shndërrohen në një piramidë, që do e rrokullisë Shqipërisë në një skenar ogurzi”.
“Këta rrenacak që kanë dy muaj që ju thonë ju se po ulin taksat, këta përsërisin si papagaj megamashtrimin e një mendjeje që prodhon çdo ditë gënjeshtra të tilla. Cilat taksat ulni ju, kur ata që janë në ndihmë ekonomike me taksat që keni vënë ju ulni të ardhurat vjetor me më shumë se 84 mijë lekë. Ju i keni ulur të ardhurat me 7 mijë lekë”, tha gjatë fjalës së tij Beriash.

Duke folur në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha, ka renditur disa prej taksave që do tu merren, sipas tij, nga paketa e re fiskale.
“Cilat taksa keni ulur ju, kur fermerëve në të gjithë Shqipërisë u keni vënë taksa për banesën dhe naftën prej 1600 lekësh në muaj. Atij në fshat i fusni dorën në xhep dhe i merrni 5300 lekë, 440 lekë në muaj. Atij në qytet edhe më shumë. I fusni dorën në xhep dhe i merrni 79 mijë lekë, 660 lekë çdo muaj. Sepse i difishuar kafen, naftën, çmimin e banesës. Si u bën zemra të jeni kaq mashtrues. Hidheni poshtë këtë që them unë. Mund të provojmë çdo gjë këtu”, theksoi gjatë fjalës së tij, Berisha.

E ish-kryeministri Berisha ka vazhduar akuzat ndaj buxhetit dhe qeverisë. “Ky është një buxhet i bazuar fund e krye në mashtrim. Doni të ulni taksat për 97 %, do i ulim ne. Duhet ulur TVSH-ja, sepse kjo është taksa që prek 97 % të shqiptarëve. Po çfarë po bëni ju, po rrini naftën, taksat për banesa. Kur ka qenë ky zotëria në krye të bashkisë, mblidhte vetëm 10 % të taksës së banesës. Ky është një buxhet që e përjashton Shqipërinë nga investimet. Ka 6 muaj që sulmoni biznesin. Nuk ndodh në botë që kreu i ekzekutivit të bëjë beteja don kishoteske me biznesin”, tha gjatë fjalës së tij, Berisha.

Sipas Berishës, qeveria Rama në tre muaj e rrëzoi ekonominë që i rezistoi krizës ekonomike. “Ju në 3 muaj arritët ta rrëzonit ekonominë shqiptare, që i rrezistoi krizës ekonomike. Si papandreu atë do ndjekë pas. Ky është një skenar. Nëse ti mi kalon minutat se di, sepse unë as 5 minuta skam që kam folur. Këtu duhet të lëmë të flasim njëri-tjetrin, por të flasësh nga tavolina shpërfytyron veten. Ke një shpërblim nga sms që merr nga kreu”, deklaroi Berisha.

“Pra edhe një herë ky është buxheti i një mashtrimi të turpshëm”, tha ish-kryeministri. “Kryekreu rrah gjoksin se ky është buxheti më i madh. Në vitin 2009 janë investuar 960 milionë dollarë dhe janë marrë borxh 540 milionë dollarë. Në këtë vit merret borxh 1 miliardë dollarë dhe gjoja investohen 660 milionë. Ekonomia vitin tjetër do gjenerojë një borxh prej të paktën 87 %. Shqipëria është në rrokullisje të lirë dhe unë ju bëj thirrje të votoni kundër këtij buxheti.
Ushtrinë tonë, me 170 milionë dollarë. Ai që numëron kafshatat ai duhet të qajë me lotët mjerimin”, shtoi gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha

Ndërkaq, Berisha hodhi edhe akuza personale. “Mbylle gojën ti aty, - tha duke iu drejtuar kryeministrit Rama - sepse mund të të them gjëra që nuk dua ti them. Po të hy të flas për ty të pikturoj, portretin që sta ka bërë asnjë njeri, edhe nudo. Dëgjo ose dil jashtë. Ke rehat atë punën e synetit ti, por unë po flas për politikë. Të veshin me një këmishë të gjatë përpara se të bëjnë synetin, të kontrollojnë xherahët”, tha në fjalën e tij, Berisha.

“U jap fjalën ju. Mos mendoni se shqiptarët do kapërdijnë gënjeshtrat tuaja. Ju u morët besimin por jo dinjitetin. Ua dhanë besimin, por dinjitetin s’ua japin kurrë. Të garantoj ty se çdo që them ta them drejt e në sy e jo nëpërmjet të tjerëve. Ti që fshihesh pas vetes tate, fshihesh pas disa Shalsëve. Ke përjashtuar të gjithë veriun dhe me shpatë ka ndarë veriun”, - theksoi në fund të fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

Fjalën e tij, Berisha e mbylli me një urim për Krishtlindjet. “Të dashur qytetarë, ju uroj për Krishtlindjet dhe uroj që kjo ditë të na frymëzojë për drejtësi sociale dhe për një marrshim drejt të vërtetave”, përfundoi fjalën e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

ORA 09: 20 ILIR BEQAJ: KY BUXHET ME I LARTI PER SHENDETESINE
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha sot në Kuvend se "Buxheti i shëndetësisë për vitin 2014 është 38,7 miliardë lekë, ndersa në vitin 2013 buxheti i shëndetësisë ishte 36,3 miliardë lekë. Ky buxhet është sa 2,8 % e PBB-së, niveli më i lartë i shpenzimeve publike për shëndetësinë në më shumë se 10 vitet e fundit”. 

  Ky buxhet, sipas ministrit Beqaj , është nominalisht 6,6 % më i lartë se buxheti i vitit 2013. Ai u ndal edhe te borxhet në këtë sektor, nga qeveria e kaluar qe kane aritur 4.4 miliardë lekë, nga te cilat 3,4 miliardë leke janë vetëm në QSUT.  Referuar buxhetit, Beqaj tha se vitin e ardhshëm do të hiqet taksa e sëmundjes, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për barnat dhe mallrat shëndetësore. Po kështu, sipas tij, zëvendësimi i taksës së sheshtë me taksën e ndershme do të sjellë të ardhura neto të rritura për të gjithë profesionistët e shëndetësisë.

Ai renditi edhe një sërë investimesh të parashikuara për t’u realizuar në 2014, sikurse jane rikonstruksioni i spitalit neurologjik në QSUT, rikontruksionin e maternitetit “Koço Glozheni”, hartimi i projektit të zbatimit për kirurgjinë e re në QSUT, rehabilitimin e spitalit onkollogjik dhe të pediatrisë në QSUT, etj. Në shërbimin shëndetësor parësor, sipas tij, do të ketë përmirësime të qendrave shëndetësore, me një vlerë rreth 5 milionë dollarë.

ORA 09:10 KODHELI: PER SHIU-n U SHPENZUAN 3 MILIONE DOLLARE ME SHUME
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se kjo ministri duhet të paguajë 15 milionë dollarë borxhe që janë lënë nga qeveria e kaluar, që është e barabartë me 10 % e totalit të buxhetit 2014.

Ministrja Kodheli renditi detyrimet e papaguara nga ish ministri Imami, ndërsa shtoi se 3 milionë dollarë janë shpenzuar shtesë për Shërbimin e inteligjencës Ushtarake, SHIU, në një kohë kur ky institucion kishte fondin e vet.

“Forcat e armatosura ishin kthyer në bazën logjistike të ish partisë në pushtet.  Jemi në përfundim të gjithë kontrolleve të nisura. Disa agjenci që nuk ishin audituar prej vitesh kanë bërë që të shtohet zullumi. Do na duhet të mbajmë 15 milionë dollar detyrime borxh që janë 10% e totalit të buxhetit të ministrisë së 2014. 337 mln lekë detyrime të papaguara për paga e shpenzime të tjera, personeli si dieta, janë detyrime të papaguara në 2010, 2011, 2012, 2013. 194 milionë lekë lekë detyrime, ushqim i ushtarakëve të papagaruara. Ju i hoqët bukën ushtarakëve, trajtimin modest në menca.
Trupat në Afganistan ne do i paguajmë që në ditët e para të 2014. 328 milionë  detyrime të prapambetura,  abuzime të lidhura për veshmbathje e ushtarakëve, që vazhdojnë të jenë ose të dala boje. 4 milionë dollarë  kanë dalë nga xhepat e Ministrisë së Mbrojtejs për shërbimin e dializës, për të cilën nga  72 persona që kanë marrë shërbim vetëm 2 janë pjesëtarë të familjeve ushtarakësh. Shumë mirë kemi bërë por paratë për ushtarakët janë para për ushtarakët. “- tha Kodheli.

 kuvendi
(Ne foto: Mimi Kodheli sot ne seance duke prezantuar buxhetin e ministrise se saj)

Buxheti për minsitrinë e Mbrojtjes është 14 miliardë lekë që përfaqëson 1.02% të PBB.
“Është buxheti më i mirë që harmonizon intersat e taksapaguesve, buxhet i bazuar në mundësitë reale që gjeneron në kushtet e borxheve. Arritje është pastrimi që  bëmë nga fondi i pensioneve të ushtarakëve. 30 % e buxhetit të deri djeshëm, i cili ishte një artificë i shtuar qëllimisht për t’i treguar NATO-s se ne po i rrisim shpenzimet për ushtrinë. Trupat tona duhet të modernizohen. I premtuan NATO-s  bataljonin këmbësorie  të ishte i gatshëm në 2016, nuk gjeta një batalion por asnjë togë nuk ka një pushkë, dhe për të modernzuar një togë me armatim të lehtë mjaftojnë vetëm 10 mijë dollarë.”- tha Kodheli.
Ajo u shpreh e sigurtë se do ia dalë.
“Do ia dalim me këtë buxhet sepse nuk do harxhojmë 3 mln dollarë të shpenzuar për Shërbimin e inteligjencës kur ky kishte fondin e vet. Do ia dalim se kemi në shef të ri të Shtabit të Përgjithshëm dhe një ish-ministër të kallzuar penalisht. Çdo qindarkë do të përdoret në mënyrë efektive.  Do forcojmë përgjegjësinë menaxheriale të njësive shpenzuese. Do shkurtojmë shpenzimet që nuk na duhen dhe do luftojmë në çdo second korrupsionin 100 ditët e para do të ndiqen nga të dytat e të tretat dhe do të gjeni të njëjtin motiv si në ditën e parë të punës”
 

  SEANCA E DJESHME MOMENT PAS MOMENTI

Në orën 02:00  deputeti i PD-së, ish- kryeministri Sali Berisha kërkoi ndërprerjen e seancës dhe rinisjen e saj më 26 dhjetor por nën/kryetari i kuvendit Vangjel Dule e kundërshtoi duke thënë se propozimi për ndërprerjen e seancës duhet të bëhet me votim dhe seanca nuk mund të vazhdojë më 26 dhjetor pasi nuk e lejon procedura.

Mazhoranca mbrojti paketën fiskale. Kryeministri Rama deklaroi se buxheti më i madh në investime, do shlyejmë borxhet.

Ministrat e kabinetit qeveritar gjatë diskutimeve të gjata maratonë dje në Parlament në lidhje me buxhetin e vitit 2014 kanë hedhur dritë mbi shpenzimet qe janë bërë nga qeveria e Berishës duke nxjerrë fakte për skandalet qeveritare.

Si ish-kryebashkiak i Durrësit,ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka sjellë para deputetëve dhe publikut vjedhjen kriminale që është bërë nga konçesionet e dha nga qeveria Berisha në portin e Durrësit.

“Nga 14 miliardë porti merr më pak se 3 miliardë. Thënë me pak fjalë kjo është vjedhje dhe turp. I vjedhin shqiptarëve 20,4 miliardë lekë në vit", tha ministri Koka.

Ndërkohë që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri hodhi dritë mbi një tjetër skansal që sipas tij ka bërë qeveria e Berishës me lekët e shqiptarëve.

"Si ka mundësi që i latë Ministrisë së Brendshme 26 milionë dollarë borxhe.Si ka mundësi që në 22 janar një ditë pas miratuat shpërblim 2 milionë dollarë për grupin e zjarrit të Gardës së Republikës dhe nuk shlyet borxhet. Shpërblim vdekjes. Po të gjenit mundësi ta bënit pak më të mirë jetën e Festimit? Kush do përgjigjet për këtë që s’keni bërë? Kush do dalë nga ju?”, tha ai.

RAMA-BERISHA
Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili në një fjalim të gjatë paraqiti projektbuxhetin, tha se ky nuk do të jetë buxheti i mazhorancës, por i shlyerjes së borxheve.

“Buxheti 2014 jo buxhet elektoral për prerje shiritash duke thirrur rrugë, rrugë, duke e zhytur vendin në borxhe e duke e katandisur qeverinë në një Sude pazar, por është buxhet për shlyerje borxhesh dhe në ndihmë që atyre po falimentojnë. Ky buxhet më i madhi, me investime direkte dhe indirekte në ekonomi. Një qeveri që nuk paguan dritat e vetë, institucioneve të tëra debitorë, nuk ka fytyrë tu kërkojë llogari një për një shqiptarëve të shlyejnë detyrimet. Duke shlyer këto borxhe të tuprshme për një qeveri jo vetëm vendosim dinjitetin e qeverisë”, tha ai.

Ndërkohë që ish-kreu i qeverisë, Sali Berisha ka lëshuar akuza të rënda mbi qeverinë si de fyerje personale. “Kjo është një ditë e vërtetë zie, kobi, për sipërmarrjen shqiptare, është një ditë zie, për buxhetin e familjeve shqiptare, për të papunët, dhe ata që janë në ndihmë ekonomike në këtë vend, me një akt absolut të papërgjegjshëm, një mendje e sëmurë me zero njohuri ekonomike”, tha ai dje

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës