Përfundon në gjyq ish-kandidati për deputet i LSI! SPAK: U provua se Etjon Joka dha para për të blerë vota për zgjedhjet e 25 prillit

Përfundon në gjyq ish-kandidati për deputet i LSI! SPAK: U provua se Etjon Joka dha para për të blerë vota për zgjedhjet e 25 prillit

Kandidati i LSI për Tiranën, Etjon Joka

Ka përfunduar në gjykatë kandidati për deputet i LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Tiranës, Etjon Joka, pasi akuzohet për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje. Nga të dhënat e përftuara nga pamjet filmike, sipas SPAK, është provuar se kandidati i LSI-së, i ka ofruar një shumë prej 100 (njëqind) USD, shtetasit Elis Babo, në këmbim të sigurimit të votave.

‘Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.131/2021, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në datën 23 Prill 2021 në median audiovizive, konkretisht në kanalin televiziv “Top News”. Nga të dhënat e përfituara nga pamjet filmike, si dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, rezultoi e provuar se: shtetasi Etion Joka, kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, i ka ofruar një shumë prej 100 (njëqind) USD, shtetasit Elis Babo, në këmbim të sigurimit të votave. Në përfundim të hetimeve në datë 26.11.2021, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalim për gjykim dhe aktet e procedimit penal Nr. 131/2021, ndaj të pandehurve: 1. Etion Joka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. 2. Elis Babo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.’- njofton SPAK.

Ai u filmua duke i dhënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë u reklamua nga LSI si një prej të rinjve më premtues. Ndonëse është kapur me zë dhe me figurë duke vjedhur vota, vetë Joka, pas publikimit të videos tha se gjithçka është e sajuar dhe e montuar.

"Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe", shkruajti ai në rrjetet sociale.

Etjon Joka mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa ishte shpallur në kërkim.

Si u zbulua blerja e votave?
I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka u shfaq në një video teksa i jepte 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij. Dhe akoma me skandaloz ishte fakti kur flisnin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues. 

PËRGJIMET

Qytetari: Edhe do organizojmë një vend në lokal

Etjon Joka: Me shumë, shumë, shumë kujdes.

Qytetari: Po çe vret mendjen o burrë

Etjon Joka: Ato që ke për të lëviz me mi lëviz. Me mi lëviz. Me mi respektu njerëzit… Me mi respektu njerëzit

Qytetari: I kam respektu sa kam pas mundësi. Jemi ulur gjithandej, ça kam pas mundësi

Etjon Joka: Hajde një sekondë (dalin jashtë). Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik?

Qytetari: Po mirë ka ecur mashalla, s’ka qenë keq. Për Zotin, jam duke bërë maksimumin.

Etjon Joka: Ma jep dorën (i jep 100 euro), ma bë një drekë se unë s’vi dot.

Qytetari: Po mirë më se ja jap…

Etjon Joka: Çfarë të duhet në telefon… Një votë po ma humbe se nuk ma thua, më ngel hatri. Se nuk më duhet kjo lëvizje. Për çdo gjë. Për veten tonë e kemi.

Qytetari: Kam aty ca pleq, çfarë nderi mund ti bëjmë atyre? Ia bona muhabetin atyre. O xhaje i thashë unë, tu jap një kafe të mirë… Të vijmë t’ju marrim me makinë ditën e votimit.

Etjon Joka: Mos ngre zërin, se kemi kontrolle nga të gjitha anët.

Qytetari: Të vijmë t’ju marrim me makinë ditën e votimit. T’ju vi t’ju jap atë kafen, dash para dash mbrapa, na jepni ato votë që na duhet, dhe na lë rehat. O Xhaje kështu na thoni të gjithë ne. O xhaje unë të them djalë konkrete. Ti japim gjërat në dorë dhe mirupafshim. Të jap lekët dhe mbaro punë, ti merr lekët dhe më jep atë votën që më duhet…dhe jena rehat të dy. Si mendon?

Etjon Joka: Fiks, fiks, fiks. Mendoje vetë.

Qytetari: A mendon se jam në rregull te rruga e drejtë apo jo tek kjo pjesë?

Etjon Joka: Për këtë linjë më dëgjo mua, hiqe telefonin… asnjë lloj telefoni, në telefon vetëm qef.

As nuk të kërkon nder, as mos u ni fare. Se tashi ta dha ajo. Se do ti mbush ajo Monika, veçse se ka thënë po. I mbushi kto tha.
Se Xuri ia merr kalamajt, nuk i sheh më Monika. Me mua nuk kalojnë ato shok. Morëm kallamar e nga një verë. Një të marr badigardin e Sali Berishën në telefon, Ermalin. Maliii, hë mor vllai tem si je? Ai o Xuro ku je më? Hiç te shtëpia. E i them si është gjendja andej?

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • NJesia 2: 26/11/2021 10:06

    Ne burg te shkoj sic tha dhe presidenti. Kush shkel ligjin te denohet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'