Kalonin drogë përmes Qafë Thanës
policia maqedonase arreston polakët

Kalonin drogë përmes Qafë Thanës<br />policia maqedonase arreston polakët
OHËR - Policia maqedonase ka arrestuar tre shtetas polakë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi kanë tentuar që të kalojnë përmes pikës kufitare me Shqipërinë në doganën e Qafë Thanës 1.6 kg marijuanë. 
 
Shtetasit polakë janë kontrolluar në mënyrë të detajuar gjatë tentimit për hyrje në Republikën e Maqedonisë me automjetin e tyre motorik të markës 'Peugeot' me targa të Polonisë. Gjatë kontrollit dy prej tyre janë drejtuar drejt tualetit ku në afërsi të kontejnerëve nga xhepat kanë nxjerrë dhe kanë lënë dy pako të mbështjella.

Kjo është vërejtur nga nëpunësit doganorë dhe policorë të cilët janë drejtuar drejt dy shtetasve polakë. Në të njëjtin moment personi E.V. 28 vjeç ka filluar të ikë drejt pyllit duke u drejtuar drejt gurores, ndërsa personat S.K 29 vjeç, L.Z. 62 vjeç dhe B.D. 28 vjeç menjëherë janë arrestuar", informon zëdhënësi i policisë së Ohrit, Stefan Dimoski.
 
Droga e gjetur, siç shtoi Dimoski, është marrë dhe dorëzuar në ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet