Kalonin sirianë nga Mali i Zi drejt Europës, prangosen 5 persona në Shkodër, si funksiononte skema (Emrat+Video)

SHKODËR- Një operacion i koduar  ‘GRE-HOT’ është finalizuar me arrestimin e  5 personave, dhe një tjetri që është shpallur në kërkim. Policia njofton se këta persona siguronin pritjen, transportonin si edhe akomodonin në shtëpi, të huaj, kryesisht sirianë si edhe bënin kalimin e tyre nga Mali i Zi drejt vendeve të Europës.

Të arrestuarit janë Ndue Ulaj, Florind Tole, Griseld Dekovi, Gjokë Murcaj, Saimir Karaj, si edhe një tjetër person që është shpallur në kërkim. 

Gjatë kontrollit këtij grupi iu sekuestruar 3 makina, një sasi para euro, si edhe dhjetëra telefona celularë dhe karta SIM.
 

Njoftimi i plotë:

Shkodër 

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “GRE-HOT”

Arrestohen 5 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër për veprat penale “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, pas një hetimi disa mujor u bë finalizimi me sukses i operacionit të koduar “GRE-HOT” ku në përfundim të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

Ndue Ulaj, 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe

Sajmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë 

Florind Tole, 26 vjeç, banues në Tiranë 

Griseld Dekovi, 24 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër

Gjokë Murçaj, 33 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. P. 

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë hetimeve të zhvilluara nga ana e strukturave të Policisë, këto shtetas siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për shtetasit e huaj të vendeve të treta, kryesisht sirianë, dhe bënin të mundur trafikimin e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar vendet e BE-së. 

Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga shteti i Greqisë në qytetet Korçë- Elbasan- Tiranë- Lezhë- Shkodër- Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 

* 3 automjete, të cilët përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj. 
* një sasi Euro të gjetura personave të arrestuar
*dhjetëra telefona celularë dhe karta SIM

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga nenet 110/a dhe 298/3 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 31/10/2018 17:05

    Keta kujtojne se jane ne kohen e Sales ne 1993-94 kur i kthyen edhe halete ne depozita kerburanti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër