KRUJE - Kalorësit e nisur nga Mitrovica po i afrohen qytetit të Vlorës ditë pas dite. 13 kalorësit e nisur nga Mitrovica në drejtim të qytetit të Vlorës, ku një shekull më parë Ismail Qemali me atdhetarë të tjerë i dhanë jetë ëndrrës për pavarësi të kombit tonë, kanë mbërritur sot në qytetin e Kavajës.
Kalorësit, të cilit po ndjekin të njëjtin itinerar që ndoqi dhe Isa Boletini 100 vjet më parë, janë pritur në Kavajë nga kryebashkiau Elvis Roshi, dhe qytetarë të shumtë, të cilët i kanë përshëndetur përzemërsisht.
Kreu i bashkisë së Kavajës në shenjë respekti iu bashkia kalorësve të ardhur nga Kosova për t’i përcjellë në dalje të qytetit.
Qyteti i Kavajës në vigjilje të 100-vjetorit të pavarësisë është veshur i tëri Kuq e Zi, ndërsa qytetarët kavajas shpalosën sot në bulevardin kryesor të qytetit një flamur 3 kilometra të gjatë.
Flamuri është porositur enkas për këto ditë festash, ndërsa për ta ekspozuar atë u desh ndihma e mbi njëmijë personave.
Gjatë ndalesave në disa qytete të Shqipërisë ata janë pritur nga qytetarë dhe drejtues të pushtetit vendor ku janë përgëzuar dhe vlerësuar për udhëtimin e veçantë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA
Mitrovica, mbërrijnë në Kavajë">