ELBASAN- Tregtari nga Elbasani i dha para inspektorit të antikontrabandës për të kaluar mallra kontrabandë, por u zbuluan nga policia. Ngjarja ka ndodhur në doganën e Kapshticës, por pas hetimit policia e Elbasanit ka vënë në pranga inspektorin Bashkim Prençi dhe tregtarin Pëllumb Murati. Pasi mori ryshfet nga tregtari, inspektori i antikontrabëndës ndikoi tek dy doganierët e turnit për të mos kontrolluar makinën në mënyrë që të kalonin mallrat kontrabandë në pikën e kalimit kufitar.

Sipas policisë së Elbasanit, Pëllumb Murati në Pikën Kalimit Kufitar Kapshticë transportonte me kamionin e tij me targa EL 3814 C:
* 1000 cope xhupa
* 1000 cope pantallona xhins
* 1000 cope pulovra
* 39 goma mjetesh te llojeve te ndryshme, të cilat nuk i ka deklaruar në doganë dhe i ka kaluar kontrabandë për në territorin shqiptar, si dhe nga hetimi i kësaj ngjarje dyshohet se ky shtetas i ka paguar një shumë prej 140.000 lekë inspektorit të antikondrabandës, shtetasit Bashkim Prenci.
 
Ndërkaq, dy doganierët e Kapshticës Vasfi Toska dhe Hodo Cane të cilët nuk kontrolluan makinën e tregtarit po procedohen në gjendje të lirë.
 
mallera kontrabande
(Në foto: Mallërat kontrabandë të sekuestruar nga policia) Foto të tjera

Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)