Presidenti amerikan, Donald Trump tha se kishte anuluar një valë të dytë sulmesh ndaj Venezuelës për shkak të bashkëpunimit të vendit amerikano-latin me SHBA-në.

“Për shkak të këtij bashkëpunimi, kam anuluar valën e dytë të sulmeve të lajmëruar më parë, e cila duket se nuk do të jetë e nevojshme, megjithatë, të gjitha anijet do të qëndrojnë në vend për qëllime sigurie”, deklaroi presidenti.

Njoftimi erdhi në një postim në Truth Social, në të cilin Trump vlerësoi veprimet e qeverisë në detyrë të Venezuelës.

“Venezuela po liron një numër të madh të të burgosurve politikë si shenjë e ‘Kërkimit të Paqes’”. Ky është një gjest shumë i rëndësishëm dhe i zgjuar.”, theksoi ai.

Trump vazhdoi duke thënë se të dy vendet po “punojnë mirë së bashku, veçanërisht për sa i përket rindërtimit, në një formë shumë më të madhe, më të mirë dhe më moderne, të infrastrukturës së tyre të naftës dhe gazit”.

Presidenti Trump do të takohet në Shtëpinë e Bardhë të premten me drejtues nga kompani të mëdha nafte për t'i bindur ata të rrisin prodhimin e naftës në Venezuelë dhe të bëjnë investime të reja në vend.