Mateo Politano pas një sezoni të suksesshëm me Interin në këtë të fundit nuk gjeti vend me ardhjen e Conte-s. Për këtë arsye pas dështimit të marrëveshjes me Romën mëngjarashi u transferua te Napoli, aty ku ka kaluar në formë huazimi me të drejtë blerje për 25 mln euro.
Së fundmi italiani bëri ndeshjen e parë me napoletanët, ndërsa për mediat në deklaratën e parë si futbollist i këtij klubi ka deklaruar:
‘Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur! E kam ndjekur Napolin gjatë gjithë kampionatit dhe përpos luhatjeve, edhe ndaj Lazio-s dhe Interi-t, bëri ndeshje të mira. Gatusso? Ndryshe nga Conte! Me Conte-n punonim më shumë fizikisht, ndërsa me Gatusso-n më shumë me topin dhe kjo më pëlqen.’