“Kam bombë, do hedh në erë aeroportin”, arrestohet djali i këngëtarit legjendar

“Kam bombë, do hedh në erë aeroportin”, arrestohet djali i këngëtarit legjendar

Lionel Richie dhe djali i tij Milo

Djali i këngëtarit legjendar Lionel Richie, Miles Brockman është arrestuar nga policia kufitare për shkak se shkaktuar terror në aeroportin Heathrow në Londër. TMZ shkruan se ditën e shtunë në mëngjes modeli i njohur si Milo goditi një roje sigurie në Terminalin e 5-të të aeroportit, kështu që tentuan ta nxirrnin jashtë me dhunë.

Në këto momente, sipas një dëshmitari okular 24 vjeçari kishte filluar të bërtiste se kishte në dorë një bombë, që do ta shpërthente nëse nuk e linin të hipte në aeroplan. Miles u arrestua për një kohë të shkurtër nga policia kufitare dhe më pas u lirua me një paralajmërim, pasi kërcënimi për bombë rezultoi fals.

Modeli është djali që muzikanti i njohur Lionel Richie ka me balerinën Diane Alexander. Richie ka gjithashtu një vajzë, Sofia 20 vjeçe, e cila gjithashtu është modele. Lionel dhe Diane u ndanë kur Milo ishte 8 vjeç dhe Sofie 4. Sofie pati një lidhje me Justin Bieber në vitin 2015-2016, pak kohë para se ky i fundit të rikthehej sërish me Selena Gomez.

Milo dhe motra e tij Sofie 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)