Një 55-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Kamëz.

Ai ka hyrë në thellësinë e pusit për ta pastruar, por ka humbur jetën nga asfiksimi.  

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Informacion paraprak.
Më datë 19.07.2017, rreth orës 16:17, në numrin e Emergjenca 112, ka ardhur një telefontë se në Kamëz, në rrugën e “Varrezave”, ka gjetur vdekjen, brenda në pus një shtetas.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ambulanca dhe zjarrëfiksja.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë nga asfiksimi shtetasi:
– V. P., 55 vjeç.
Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetasi i mësipërm kishte hyrë brenda në pus për ta pastruar.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com