KAMËZ-Një aksident është regjistruar sonte në mbrëmje rreth orës 19:00 në rrugën “Berisha” në Kamëz, ku nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur 3 persona.
  
Të plagosurit F. P., 30 vjeç, K. K., 34 vjeç dhe M. M., 28 vjeç, janë dërguar në Qendrën Spitalore Universitare ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Si pasojë e përplasjes njëri nga drejtuesit e mjeteve ka ngelur në brendësi të mjetit dhe ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e tij.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com