'Kam informacion për destabilitet'/ Rama-Metës: I pe te filxhani i Monikës

Ndër ndër argumentet që Presidenti përdori në anulimin e datës së zgjedhjeve ishte se kishte informacion nga agjencitë ligjzbatuese për trazira, por kryeministri e ironizoi. "Kam vendosur të bëj paqe dhe të mos flas për atë që e quaj kazan, ashtu ishte dhe do mbetet, cdo natë përpiqen të tmerrojnë njerëzit se do të ndodhë një '97 e dytë, por pse do të ndodhë? Ata që e shkaktuan 1997 sot janë kaq të dëshpëruar dhe i gënjen mendja se mund të tundin fantazmën dhe të tmerrojnë dynjanë.

Sa i takon shqetësimit të madhe të Metës do të përsërisja një këshillë që i dha Spiropali, (mamica) ku i tha ke hall të shpëtosh Shqipërinë? Bind Monikën që të mos hakërrehet dhe bind Saliun për Lulin. Janë katër veta, dy kryesorët, Ilir dhe Saliu, dhe ai tjetri dhe Monika fallxhorja me artistin dhe e gjitha kjo një llum në filxhanin e fallxhores.

Një përpjekje për të penduar Reformën në Drejtësi. Me celjen e negociatave fillon një faqe e re dhe dy kapitujt e parë janë 23 dhe 24 që janë për drejtësinë dhe kur i hap ato është si funksionon sistemi, sa nga këta kanë shkuar të japin përgjigje, sa janë ndëshkuar dhe kështu me radhë dhe procesi është i pandalshëm.

Përpiqen kot, janë kapur pas 30 qershorit për të krijuar një situatë kaosi. Po të ishte puna për ne, qeverinë e kemi, shumicën po, 75% të territorit i qeverisim. Po të ishte puna për ne, edhe ne thoshim në 2021 se nuk duam zgjedhje dhe rrinim aty, atëherë e shikonin këta të bëhem unë mbret. Kam informacion thotë Ilir nga agjencitë ligjzbatuese, dmth nga filxhani i Monikës, ku duket një 30 kokë poshtë. Këto janë agjencitë ligjzbatuese të Presidentit" tha ai.


Lajmi kryesor:

Meta anuloi 30 Qershorin, Rama vijon fushatën: Parlamenti reagon kur Presidenti çmendet, e dimë ku fle lepuri


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë