Nis 'gjuetia' e videove ndaj këngëtares Parashqevi Simaku, e filmojnë sërish në SHBA! Shqiptarja që e filmon: Vër këtë buzëkuq Dior, ta kam falur (VIDEO)

Pas pamjeve që tronditën mbarë opinionin publik, ku artistja shqiptare Parashqevi Simaku shfaqej në rrugë ku merrte ndihma, një tjetër video është bërë publike në rrjetet sociale nga një tjetër shqiptare. Simaku është filmuar nga një emigrante shqiptare në Nju Jork e cila ngul këmbë ta zbukurojë, duke i falur buzëkuqin e saj Dior, të përdorur nga vetë ajo.

Urojmë që pas kësaj videoje, të mos nisë "gjuetia" e emigrantëve të tjerë apo çdo shqiptari tjetër që gjendet në Nju York, për të bërë video "virale" me këngëtaren e cila dukshëm sot ndodhet në një gjendje të vështirë. 

Video tregon Simakun teksa flet pas shumë kohësh shqip, sikurse ajo shprehet vetë. Me një fisnikëri që nuk e ka humbur, ndjenjën e krenarisë dhe buzëqeshje, Simaku bisedon për disa minuta me shqiptaren. 

Simaku i premton bashkëatdhetares, e cila fatkeqësisht herë pas here duket bullizuese ndaj këngëtares, se do të ruajë kontaktet me të, përmes rrjetit social Facebook.

“Me ty për herë të parë që kam folur shqip, se kam harruar gjithë këto vite vetëm anglisht. Studiova anglisht dhe kur nuk komunikon”, dëgjohet ajo të thotë në video.

Simaku u rikthye në qendër të vëmendjes pas një video të një televizioni amerikan, në të cilën një grua e pastrehë shfaqet duke marrë ndihma.  Vetë familjarët e Simakut thanë ekskluzivisht për Report Tv se gruaja që shfaqej në video duke marrë ndihma ishte Simaku, të cilën prej vitesh e konsiderojnë të humbur pasi nuk kanë asnjë kontakt me të.

Artistja shumë e dashur për të gjithë iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1992, e nga vështirësitë e nisjes së një jete të re në një vend të huaj, dramë që i la pasoja të rënda edhe në gjendjen e saj emocionale, u bë divorci me bashkëshortin amerikan që njohu atje dhe ndarja nga i biri. Pikërisht kjo disfatë në jetën e saj, e largoi pa gjurmë edhe nga familja.

Shumë shqiptarë janë ofruar për ta ndihmuar duke u solidarizuar për të rikthyer edhe një herë, mbase në vendin e saj ikonën Simaku, por ka dhe shumë nga ata që kërkojnë të bëjnë protagonistin me një video të bërë këngëtares, duke përfituar nga fisnikëria e dukshme e saj.  

Pjesë nga biseda

Parashqevi Simaku: Në Shqipëri, sepse ashtu si vajza juaj jeton…

Qytetarja: Duket si gjermane, bionde.

Parashqevi Simaku: Këtë po them, dukeni si ausitriakë, hungarezë, si nga Kostandinopoja

Qytetarja: Ti nuk beson që jemi shqiptarë?

Parashqevi Simaku: Aspak. Dua të them që ne shqiptarët jemi ajo që kemi mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria austriake. Ndaj disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut. Ju e keni ruajtur traditën austro-hungareze.

Qytetarja: Do të jap një buzëkuq. Lyeji pak buzët e kuqe.

Parashqevi Simaku: Ata buzëqeshin, ata nuk njohin vuajtjen…

Parashqevi Simaku: Të lutem, mos u shqetëso.

Qytetarja: Lyeji, lyeji që të të shohë avokati si yll. Është e Dior. Të vijë avokati të të shohë si yll. Na do ta fal këtë, fute në xhep. Është e Dior.

Parashqevi Simaku: Të lutem, Të lutem.

Qytetarja: Fute në xhep edhe mos e çaj kokën. Me këtë i kam lyer buzët kur dola.

Parashqevi Simaku: Zoti të bekoftë.

Qytetarja: Kaq kisha për momentin, se po iki për punë dhe s’e dija.

Parashqevi Simaku: Të kam si motër, e kam shumë më të lehtë të flas Anglisht. Me ty për herë të parë kam folur shqip.

Qytetarja: Shumë bukur ke folur.

Parashqevi Simaku: E kam harruar gjithë këto vite, se vetëm studiova anglisht. Kam komunikuar anglisht.

Qytetarja: E di, ke bërë gjënë më të mirë. Por vetëm mos e dorëzu trurin, je akoma në maja. Për të gjithë trurin e njerëzve që e dinë që je këtu. Nuk duhet të rrëzohesh. Kurrë.

Parashqevi Simaku: Faleminderit, jam me fat që kam një mike si ty.

Qytetarja: Ku të të gjej unë ty? Nuk e kam as telefonin tënd. S’kam as adresën e shtëpisë tënde.

Parashqevi Simaku: Më shkruaj në Facebook. Kërko në Facebook tim dhe do të shohësh fotot e mia, familjen time gjithçka e kam aty.

Qytetarja: Në çfarë ore futesh në Facebook, në darkë?

Parashqevi Simaku: Nuk e bëj në moment, por…Por të premtoj, më shkruaj atje, më dërgo një kërkesë. Më lër kërkesën atje dhe do e shikoj.

Qytetarja: Do vij sërish, sa e bukur u bëre me buzëkuq. Se di ti sa e bukur u bëre!

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 15/12/2024 16:11

    Yy sa ze i shpifur i kesaj "of korrs" duket qe nga toni qe s'i behet fare vone por po e shfrytezon per sensacion. A eshte kjo fytyra e diaspores ne amerike? Ca ndihme pret nga keta?

    Përgjigju
  • E bukura dhe e mira: 15/12/2024 15:42

    Ajo eshte engjell Ajo eshte shqiptare Ajo eshte une, ju, ne... Ajo eshte realiteti i pameritura i saj dhe yni. Ajo eshte ciltersia e vertete Ajo eshte revolta e gjalle ndaj padrejtesise se kohes... Ajo duhet ndihmuar... Ajo do buzeqeshjet, perqafimet, duartrokitjet tona. Ajo mund dhe do rilinde, si e bukura dhe e para PARASHQEVI.

    Përgjigju
  • www.travelas.com: 15/12/2024 14:56

    Luan Pobrati dikur drejtor ne Sigurimin e Shtetit e beri dashnoren e tij bukuroshen Parashqevi Simaku duke I here presione e duke shfrytezuar postin.Prandaj ajo u largua se ndihej e kercenuar. Amerika eshte nje grope e madhe thithese. Po ja dole mire.Po nuk ja dole perfundon si Parashqevi Simaku.

    Përgjigju
  • Populli: 15/12/2024 14:55

    Kushdo që e ka bërë videon është i pashpirt dhe ka patur qëllimin e vetëm për të bërë famë. Nuk dijnë bazat e mirënjohjes dhe respektit. Rrjetet sociale kanë deformuar shoqërinë në themel.

    Përgjigju
  • Gjergji: 15/12/2024 14:09

    Mund te tregoje njeri se ku saktesisht eshte ky vend ne New York? Ne cilin stacion metro je apo vend tjeter?

    Përgjigju
  • Popull: 15/12/2024 13:34

    Mjaft me video denigruese.Ministria e kultures,qeveria shqiptare mos ta lej ne duart e cakenjve ne kerkim te popullaritetit por te nderhyje me ane te ambasades dhe te gjej zdhidhjen e duhur per kengetaren.E kuptoj qe nje tender vlen me shum per qeverine por kjo kengetare i ka dhen shum muzikes shqiptare.

    Përgjigju
  • elena: 15/12/2024 12:56

    SHTETI SHQIPTAR duhet te levize,,,te angazhoje ambasaden tone ne SHBA,,,qe ta gjejne,,veshin,,,ushqejne,,parashqevine,,,dhe ta sjellin ne shqiperi,,,sepse ajo as leke per bileten e avionit nuk ka,,,,por edhe KOMUNITETI YNE BATAKCI NE SHBA NUK E PASKA CARE KOKEN PER KETE ARTISTE,,,POR E KANE PARE NE RRUGET E NEW -YORKUT DHE KANE KTHYER KOKEN MENJANE,

    Përgjigju
  • kola: 15/12/2024 12:11

    duhej ti kishe dhene nje dreke ne nje restorant,,,jo buzekuq...

    Përgjigju
  • Dorian Celepija: 15/12/2024 12:00

    Sa e bukur eshte akoma!

    Përgjigju
  • durrsaku.: 15/12/2024 12:00

    parashqevia eshte me gjendje te mjerueshme,,,,amerika e shkatarroi kete njeri,,,,shqiperia duhet ti jape doren,,vetem kthimi ne shqiperi e shpeton ate,,,duke i gjetur nje pune,,,ose nje pension dinjitoz,,jeta ne shqiperi me njerez e miq do e riktheje ate aty ku ka qene,...perndryshe atje ne amerike ajo do shkoje drejt vdekjes...

    Përgjigju
  • Turi: 15/12/2024 11:44

    Si cdo lajm, cudia ketu do zgjasi tre dite dhe do harrohet. Sa kengetare e aktore shqiptar qe jan akoma gjalle po rrojne me pensione mizerje,

    Përgjigju
  • Lui: 15/12/2024 11:29

    Edhe në këtë gjendje, më bëre përsëri për vete oj Parashqevi. Mbetesh gjithmonë një ikonë dhe një artiste e vërtetë. Si këngëtare mund të them që mbase jo në rangun e Vaçe Zelës, por ishe dhe je e vetmja deri më sot që mund të krahasoheshe me Vaçen. Ndërsa si njeri edhe pse nuk të kam njohur personalisht, ndjej veç mirësi kur flet dhe të bën për vete me mënyrën dhe me tonin e ëmbël të zërit që ke. Nëse mund të them dhe diçka edhe për paraqitjen e jashtme është që zor se mund të ketë ndonjë artiste me bukurinë tënde. Edhe sot që flasim, asnjëra prej këtyre që qarkullojnë sot nuk të arrin as te gjysma e asaj që je. Përfytyro që sot kanë shumë mundësira për trajtime estetike. Ti ishe e thjeshtë natyrale dhe bukuri përrallore që besoj 90% e meshkujve nga 14-15 vjeç e sipër u dashuruan me ty. Uroj të kthehesh në Shqipëri e të marrësh vendin që të takon. SHBA nuk ishte për ty. Tentove, e provove nuk të eci. Kështu e ka jeta. Por jeta vazhdon dhe duhet jetuar çdo ditë sa më mirë te mundemi. Prandaj kthehu dhe merr vendin dhe dinjitetin që të takon. E madhja jonë Parashqevi Simaku!

    Përgjigju
    • Kevin: 15/12/2024 13:25

      Ke thene gjithcka qe doja te thoja. Edhe une jam i gjenerates ku u Parashqevi Simaku ishte idhulli im si kengetare dhe simboli i bukurise femrore. Me te vertet e vetmja kengetare qe arriti te kishte famen e Vace Zeles dhe eshe sot ne ate gjendje qe eshte rrezaton nje bukurri, embelsi, dhe edukat naturale qe as je artist nuk e ka.

  • Qesh: 15/12/2024 11:03

    Me falni,por mendoj qe ketu eshte puna e zotit: te harrosh familjen qe te ka bere koken dhe gjuhen qe ke kenduar?

    Përgjigju
  • Hahaha: 15/12/2024 10:25

    E paska harruar shqipen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

I dërguari i OKB-së në Siri thirrje për heqjen e sanksioneve nga BE dhe SHBA

I dërguari i OKB-së në Siri thirrje për heqjen e sanksioneve nga BE dhe SHBA