‘Kam parë komentet…’/ Bardhi: Sara do të jetë nëna e fëmijëve të mi

‘Kam parë komentet…’/ Bardhi: Sara do të jetë nëna e fëmijëve të mi

Këngëtari Bardhi dhe Sara janë rikthyer në studion e Big Brother. Bardhi e la lojën pasi nëna e tij u sëmur, ndërsa sot tha se gjendja e saj është e mirë.

Sa i takon lidhjes me Sarën, Bardhi tha se i qëndron deklaratave të tij se Sara do jetë nëna e fëmijëve.

“Mami është mirë. Ishte një javë e sikletshme dhe jam ndjerë shumë keq me mënyrën si dola dhe me komenetet me rastin e nënës e familjen time. Mami është mirë dhe faleminderit ata që kanë pyetur. Ishte një javë shumë e vështirë sepse lexova komentet në rrjete… I pashë kryqëzimet që i kishin bërë Sarës, ishte gjykuar si e pamoralshme e shumë të tjera. Moralin e saj e njoh, e kam zgjedhur me dëshirë. Unë i qëndroj deklaratës që ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër Sara ka rrëfyer përjetimet në takimin e parë me familjarët e partnerit të saj.

“Më ka ardhur shumë keq për komentet. Kur kam shkuar në Kumanovë kam takuar familjen e Bardhit. Ata ishin të ngrohtë dhe mikpritës. Më duan dhe më respektojnë dhe Bardhi bën shaka se i duket që më duan më shumë se ai”, tha ish-banorja e Big Brother VIP.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë