'Kam parë të luajnë Cruyff dhe Maradona', Ancelotti: Nuk them dot se Messi është më i miri në botë

'Kam parë të luajnë Cruyff dhe Maradona', Ancelotti: Nuk them dot se Messi është më i miri në botë

Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka folur së fundmi për Marca. Italiani i "Galaktikëve" ka cekur edhe temën e lojtarit më të mirë në botë. Për trajnerin Messi nuk mund të meritojë një pozicion të tillë teksa ai ka parë të luajnë emra si Cruyff apo Maradona.

"Është e vështirë të thuhet. Messi bëri shumë mirë, ai është një lojtar i madh dhe karriera e tij vazhdon me një Kupë Bote të fituar. Më të mirët e historisë sinqerisht nuk e di. Nuk është e drejtë, çdo sezon ka dhe do të ketë lojtarë shumë të rëndësishëm. Nuk më del nga goja se ai është më i miri në histori. Kam parë shumë lojtarë të shkëlqyer, pashë Maradonën, Cruyff, çdo ditë trajnoj Topin e Artë [Benzema]… Nuk e di se kush është më i miri”, tha Ancelotti.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin