Kylie Jenner është sot zyrtarisht femra e parë milionere në moshën 21-vjeçare. Mund të themi me plot gojën se e vogla e Kardashianëve është vajza që ka përjetuar kaq shumë ndryshime në fizikun e saj në krahasim me të gjitha motrat.
Mbretëresha e Make Up-it ka ndarë në “Snapchat” një mesazh shumë të ndjerë, ku rrëfen se ka qenë viktimë e bullizmit që prej moshës 9-vjeçare, kur u bë për herë të parë pjesë e ekranit. Me një zë të qetë Kylie shpehet se i është dashur mjaft forcë për ta përballuar, dhe që sot është në mbështetje të të gjithë atyre që kanë vuajtur njësoj si ajo.