‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)

‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)

Artan Kaja

Marian Pepa, shqiptari i arrestuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Artan Kaja më 7 janar në Itali, ka thënë se do që të marrë dënimin që meriton për krimin e kryer.

“E bëra, nuk më intereson sa është dënimi, dua të paguaj”, citohet të ketë thënë Marian Pepa.

52 vjeçari ndodhet në burgun San Giorgio në Lucca. Fillimisht u raportua se “Toni” ashtu siç njihej nga të gjithë Artan Kaja kishte humbur jetën për shkaqe natyrale,  por më pas u zbulua se ai kishte një vrimë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit e cila nuk është gjetur ende.

 Pasi u vetëdorëzua, autori, në praninë e një avokatit tha për autoritetet italiane se ishte ngjitur mbi një mur të ulët që rrethonte kompaninë dhe kishte pritur Artanin në një zonë të errët dhe të shkretë (të paktën në atë moment) të fabrikës së letrës- në këtë zonë nuk kishte kamera sigurie. Kur e pa që erdhi 50 vjeçari tregon se tërhoqi këmbëzën dhe e vrau.

Në bazë të informacioneve të deritanishme, viktima dhe autori disa javë më parë kishin pasur një debat të ashpër për shkak të punës.

Artan Kaja u gjet i pajetë mbrëmjen e 7 janarit 2025  në magazinën e një fabrike letrash në Capannori (Lucca), Smurfit Kappa. Madje ishte bashkëshortja e tij ajo që e gjeti - duke mos e parë të kthehej në shtëpi dhe duke mos marrë përgjigje në telefonatat e saj, shkoi në kompani.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vlorë, policia mësyn pallatet në ndërtim tek '28 Nëntori', në kërkim të hajdutit

VIDEO/ Vlorë, policia mësyn pallatet në ndërtim tek '28 Nëntori', në kërkim të hajdutit