Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, arrestohet autori! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë! Shikoni pamjet (VIDEO + EMRI)

SHKODER- Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është vendosur në katin parë të një hoteli në Theth, që funksiononte si market gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, (12 janar 2025) kur një person, i kapur nga kamerat e sigurisë, është afruar në këmbë ka vendosur lëndën plasëse tek dera e marketit  dhe është larguar.

Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë momentin kur autori me çadër afrohet tek hoteli. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale në hotelin që është në pronësi të shtetasit Ç. Berishta.

Brenda pak orësh policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar, një 39 vjeçar nga një fshat tjetër. 

Frederik Paplekaj u arrestua në Qafë Thore.

"Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39 vjeçarit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike” informoi sot policia e Shkodrës.

Aktualisht, i riu po merret në pyetje për të zbardhur motivet dhe rrethanat e vendosjes së lëndës plasëse.

Hetimet për këtë ngjarje vijojnë, ndërkohë pista e parë e hetimit është ajo e një konflikti.

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:17
VIDEO/ Eksploziv hotelit në Theth, ja momenti i shpërthimit

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron videon e momentit kur ndodhi shpërthimi në hotelin në pronësi të  shtetasit Ç. Berishta në Theth.

Kamerat e sigurisë filmuan dhe autorin, një person me çadër i cili i afrohet hotelit dhe pasi vë sasinë e eksplozivit largohet. Policia ka arrestuar autorin, një djalë i ri nga një fshat tjetër.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reti: 12/01/2025 10:20

    Keta kafshe duhen denuar 10vjet e siper,mos te te vije hic keq, te paguaje dhe demet 3fish.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Orikum, peshkaqeni ‘dhelpër’ 3.5 m i gjatë del në breg të detit! Habiten banorët

Orikum, peshkaqeni ‘dhelpër’ 3.5 m i gjatë del në breg të detit! Habiten banorët