Kamani e emocionuar pas fitores:Në
La Scala mu hapën dyert e karrierës
Solistja e TOB fiton Akademinë e 'La Scala'

Kamani e emocionuar pas fitores:Në<br />La Scala mu hapën dyert e karrierës<br />Solistja e TOB fiton Akademinë e 'La Scala'
Enkelejda Kamani, solistja e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë është shpallur fituese e Akademisë se Teatrit "La Scala" 2017-2019.
 
Sopranoja Kamani në një intervistë për Report TV rrëfen emocionet e fitores së kësaj gare të rëndësishme për zërat e rinj.

"Akademia e “La Scala-s” mendoj që është një nga gjërat më të rëndësishme që mund t’i ndodhë çdo të riu. Është pikërisht momenti i duhur që unë të bëja këtë hap të rëndësishëm. Duke qenë se u bënë pothuajse 3-4 vite që unë këndoj dhe e gjithë eksperienca e akumuluar më bëri që të isha më e përgatitur dhe më e sigurt për të bërë këtë hap dhe për të fituar”, shprehet Kamani.
 
Sopranoja Kamani e nisi karrierën e saj si këngëtare operistike në skenën e Festivalit Ndërkombëtar “Marie Kraja”, ku juria e vlerësoi me çmimin e parë.

Ajo kujton se fituesit e këtij festivali nga Shqipëria kanë qenë fitues edhe në Akademinë e La Scalas ku kujton se përveç saj ka fituar edhe Evis Mula e të tjera artiste shqiptare vite më parë. Ndërsa fitorja e saj është një ftesë e sigurt për të kënduar në skenën e La Scalas.

“Duke qenë në një moshë të re për mua është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të më ndodhte në jetë. E konsideroj veten me shumë fat sepse të jesh në Akademinë e La Scala-s që është një ëndërr për të gjithë ne të rinjtë dhe të jesh në atë ambient atje, të studiosh, të perfeksionohesh me këngëtarët kanë bërë historinë e lirikës”, tha Kamani.
  
Për Kamanin ka qenë një ditë emocionuese, dhe me rëndësi të veçantë. Ajo është e gëzuar që ka qenë shumë pranë personaliteteve më të shquara të operës.

“Për shembull Luciana D'Intino, Gregory Kunde apo Luciana Serra, të cilët na japin nga eksperienca e tyre ne, na ndihmojnë të perfeksionohemi. Është vërtetë një nga gjërat më të rëndësishme që mund t’i ndodhë një këngëtari të ri. Jam ndejë shumë mirë, unë kam studiuar vetëm në Shqipëri dhe nuk e kam ndjerë absolutisht diferencën e shkollimit në një vend të huaj. Niveli ishte shumë i lartë dhe kishte nga e gjithë bota”, shtoi Kamani.

Enkelejda Kamani së bashku më të fejuarin e saj Klodian Kacani janë dy nga zërat më të suksesshme në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit.
 
Tani për fituesen e akademisë së La Scalas ëndrrat zgjerohen drejt sukseseve të tjera. Kamani pas kësaj ëndërron të ngjisë në skenë vepra të rëndësishme të repertorit të Operës Botërore. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë