Kamata e dritave, ja 30 mijë
familjet që do t'u falen faturat

Kamata e dritave, ja 30 mijë<br />familjet që do t'u falen faturat
TIRANË - Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrik ka miratuar skemën e lehtësimit të pagesës së kamatëvonesës së energjisë për konsumatorët familjarë si dhe për bizneset. Në skemë vihet re dhe përfshirja e kryefamiljarëve pensionistë, të cilët duke përfituar nga skemat e mëparshme u falet kamatëvonesa duke paguar 20 lekë. Mësohet se janë rreth 11 mijë kryefamiljarë pensionistë që do të përfitojnë nga vendimi i marrë prej Këshillit Mbikëqyrës. E njëjta skemë do të jetë dhe për familjet në nevojë si dhe për abonentët e tjerë.

Në rastet kur marrëveshja e nënshkruar mes OSHEE dhe abonentëve është respektuar, atëherë kamatëvonesa për familjet në nevojë do të hiqet kundrejt pagesës prej 10 lekë. Sipas të dhënave të OSHEE janë 22 mijë familje në nevojë që do të përfitojnë nga skema dhe që kanë respektuar kontratë marrëveshjen mes palëve. Ndërkohë në total pritet që numri i përfituesve pritet të shkojë në rreth 30 mijë abonentë. Me ndryshimet e bëra së fundi do të jenë dhe 10 mijë konsumatorë të tjerë që do të mund të përfshihen në skemë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier, rrëzohet porta prej hekuri e banesës, zë poshtë 56 vjeçaren

E rëndë në Fier, rrëzohet porta prej hekuri e banesës, zë poshtë 56 vjeçaren