TIRANE - Të gjithë qytetarët që janë debitorë ndaj OSHEE dhe duan të shlyejnë detyrimet, tashmë kanë mundësi në çdo ditë të javës. Edhe këtë të dielë sportelet e kujdesit ndaj klientit në të gjithë kryeqytetin janë të hapura për këdo që s’ka pasur mundësi të paguajë faturat e energjisë elektrike gjatë javës.
Në zyrat e kujdesit ndaj klientit pranë pallatit me shigjeta po punohet me numrin më të lartë të sporteleve dhe me orare të zgjatura. Janë 10 sportele të cilat presin qytetarët, por pavarësisht kësaj radha e qytetarëve sërish është e madhe.
Në ftohtë dhe nën shi, qytetarët janë gati të presin me orë të gjata, pasi duan të përfitojnë nga falja. Sipas tyre nisma e kryeministrit i lehtëson shumë ata, duke qenë debitorë prej vitesh.
Ndërsa në sportelet pranë zonës së “Ali Demi” fluksi i qytetarëve është më i pakët. Në këtë qendër po punohet me 4 sportele, ndërsa punonjësit e OSHEE deklarojnë se sportelet do jenë të hapura deri në orën 20 të mbrëmjes.
Nga data 4 dhjetor kryeministri Rama deklaroi se të gjithë debitorët familjarë nëse paguajnë të plotë faturat e prapambetura të energjisë elektrike deri në fund të shkurtit të vitit që vjen do të kenë falje me 80% të kamatëvonesave. Nga ana tjeteër për të gjithë bizneset që rezultojnë debitorë të energjisë elektrike nuk do të ketë asnjë falje.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO