Në Serbi ka revoltë gjithëpopullore, thotë deputeti shqiptar në Beograd, Shaip Kamberi. Në rast se presidenti serb Aleksandër Vuçiç e fiton betejën me qytetarët, thotë ai, do e çojë Serbinë në drejtim të diktaturës.
Rrugët e kryeqendrës së Serbisë janë mbushur me protestues kundër Vuçiçit dhe qeverisë atje.
Mbi 100 mijë njerëz dolën në rrugë në një organizim të studentëve dhe sindikatave të fermerëve.
Atje po përkohet përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacionit të trenit në Nov Sad, ku humbën jetën 15 njerëz.
Tash e disa javë, protestuesit kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e Beogradit.
Revolta gjithëpopullore e qytetarëve, sipas Kamberit, vjen nga mosgatishmëria e Vuçiqit për të biseduar me grupet e pakënaqura.
“Regjimi pret që festat e fundvitit të sjellin një ulje pak të protestave, sepse njerëzit janë duke u marrë me protesta por nga ana tjetër ata që janë në prapaskena të organizimit të protestave duhet ta dinë se nëse ndërpritet, i ndalet hovi, ato edhe do të pushojnë aty”, deklaron Kamberi për KosovaPress.
Në përpjekje për të penguar protestat, Qeveria e Serbisë ka zgjatur pushimet dimërore të shkollave duke i nisur ato gati një javë më herët./ KosovaPress