Në një konferencë për median Vikena Kamenica është shprehur se “Është ky derbi i bukur sepse janë dy kulturat tona në një ballafaqim shumë të bukur, në një gërshetim shumë të bukur të muzikës klasike.”
Ndërsa premtohet një mbrëmje emocionues për publikun nga Zana Çela, drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, tenori grek Stavros Salabasopulos u shpreh se “Muzika të cilës ne i shërbejmë dhe që do ta interetojmë së bashku me artistë shqiptarë është mbase mënyra e vetme që lidh popujt“. Zana Çela u shpreh se koncerti është menduar në dy mbrëmje, në Tiranë të enjten dhe të premten në Vlorë në teatrin “Petro Marko”, duke u bazuar sigurisht në emrat e krijuesve më të njohur grekë dhe shqiptarë”, tha Çela.
Koncerti “Bridges of Musical Tradition”- “Urat e traditës së muzikës” do të shoqërohet dhe luhet nga instrumentistët shqiptarë nën drejtimin e dirigjentit it grek Eleftherios Kalkanis. Koncerti do të jetë një program të pasur, i cili do të sjellë emrat e mëdhenj të muzikës tradicionale greke, si: Theodorakis, Hajidakis dhe mjeshtrave të muzikës shqiptare: Jakova, Mulliqi etj, ekzekutuar nga Orkestra e TKOB.
d.c./shqiptarja.com












