Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, në afërsi të zonës njohur si "Kodra e Kuqe" në Paskuqan, ku një 18-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e bashkëshortit të saj.
Ngjarja ka ndodhur në banesë, pas një sherri mes 18-vjeçares, Gj.Metallari dhe kunatit të saj Arjan Metallari, 40 vjeç. Në debat e sipër 18-vjeçarja ka plagosur me thikë Arjan Metallarin dhe si pasojë e plagëve ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe aktualisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku thotë se 18-vjeçarja ka një foshnje dy muajshe, ndërsa pas ngjarjes ajo është liruar për tu hetuar në gjendje të lirë. Sipas informacioneve paraprake të policisë, nëna e re ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi kunati i saj ishte i dehur.
Kunati 40 vjeçar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia thotë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në plagosje.
Komente












18 vjeç me bashkëshort?
PërgjigjuI lumte dora pijanecet e meritojne pse qelbesira nuk kish tjere plera te kish vdekur
Përgjigju