Tirane- Një 17 vjeçar nga Kamza është arrestuar pasi dyshohet se shiste doza kanabisi në zona të ndryshme në kryeqytet.

Arrestimi I tij është bërë nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

 Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në kryeqytet, informoi sot policia e Tiranës

Paratë e ardhura nga shitja e drogës i ruante në trurin e kompjuterit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e saj, një çelës automjeti dhe një celular.   

Operacioni policor u kodua “Shop”