KAMZË- Një grabitje me armë është parandaluar në Laknas të Kamzës, ku policia ka kapur në flagrancë një 20-vjeçar i cili po planifikonte të hynte në një market për të marrë paratë. I arrestuari është K. K., 20 vjeç, banues në Laknas ndërsa policia i ka sekuestruar një kallashnikov me të cilin po mendonte të kryente grabitjen në market.
Sipas policisë në komisariatin e policisë së Kamzës ka ardhur informacion se një 20-vjeçar qarkullonte në orët e pasdites, me biçikletë, duke mbajtur me vete një çantë shpine, brenda së cilës kishte futur edhe kallashnikovin. Në momentet që ky shtetas po përgatitej të hynte në një market në Laknas, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke e prangosur në flagrancë.
I riu do të përballet me akuzën për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
Meqe ketij Si pelqente puna e Ndershme me lopate,,,,plaseni Cecenin ne Burg legenin..
PërgjigjuShpellaret qe kane zbarkuar ne Kamez vetem per pislliqe e kane mendjen. Droge ne Angli dhe krime
Meqe ketij Si pelqente puna e Nderdhme me lopate,,,,plaseni Cecenin ne Burg legenin..
Përgjigju