Kamëz/ Dështon atentati te ‘Rrethi i Bathores’, qëllohet me armë makina në lëvizje, s'ka të lënduar! Autori lëvizte me një tjetër mjet, nisin hetimet

Tiranë- persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një makine në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme në Kamëz dhe mësohet se nga sulmi nuk ka persona të lënduar.

Policia e kryeqytetit informoi se sulmi ndodhi në rrugën “New York”, tek ‘Rrethi i  Bathores’, ku dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. 

“Nuk ka të lënduar në njerëz. Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit”, bëri me dije policia.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema, informon se janë zënë dy persona me njëri-tjetrin, teksa një prej tyre ka ikur me makinë dhe tjetri e ka ndjekur, duke e qëlluar me armë.

Në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë. Asnjëri nuk është kapur ende, po verifikohen disa kamera sigurie në zonë.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Programi i PS-së për mandatin e katërt/ Brenda 2025 hyn në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut ​​​​​​​

Programi i PS-së për mandatin e katërt/ Brenda 2025 hyn në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut ​​​​​​​