KAMËZ- Një grabitje ka ndodhur ditën e djeshme në Bathore të Kamzës ku një 25-vjeçar i maskuar dhe nën kërcënimin e një thike rreth orës 10:50 ka hyrë në banesën e H.H dhe ka marrë lekë e disa bizhuteri.
Ndërkohë autori A. M., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Bathore, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje është arrestuar ditën e sotme.
Atij i janë gjetur edhe sendet e grabitura. A. M., do të përballet me akuzat për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 15 vjet burgim.