Kamëz- Dy persona janë arrestuar edhe një është shpallur në kërkim, pasi u paraqitën si punonjës policie duke ndaluar 2 persona që ishin duke lëvizur me makinë duke u kërkuar fillimisht të bënin kontroll të mjeteve dhe më pas i kanë kërcënuar me qëllim që t’u jepnin lekët që kishin me vete.
Drejtuesit e mjeteve kanë kundërshtuar duke u larguar dhe depozituar kallëzimet në Komisariat. Ndërsa nga hetimet janë identifikuar dhe zbuluar autorët, të cilët janë Halil Topalli 22 vjeç i dënuar më parë për vjedhje dhe Shaban Topalli 33 vjeç, të dy nga Kruja, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor i tretë.
Policia ka sekuestruar edhe automjetin me të cilin u larguan autorët e dyshuar “Ford” me targa AA 551 LI.
Njoftimi zyrtar i policisë
Arrestohen dy shtetas shpallet në kërkim nje i tretë.
Paraqiten si punonjës policie, identifikohen dhe arrestohen.
Sekuestrohet automjeti i përdorur.
Arrestimi për veprën penale të "Vjedhjes e kryer në bashkçpunim” e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajta pa të drejtë e uniformës” të parashikuarara nga nenet 134/2 dhe 22 si dhe 247 të Kodit Penal.
Konkretisht:
Dy drejtues mjetesh janë paraqitur në Komisariatin Nr 5 që kanë bërë kallëzim se:
Më date 18.03.2016 në territorin e Komisariatit Kamëz, tre shtetas të panjohur kanë ndaluar dy drejtuesit e sipërpërmendur duke u paraqitur si punonjës policie (civil) dhe u kanë kërkuar fillimisht të bënin kontroll të mjeteve dhe më pas i kanë kërcënuar me fjalë drejtuesit me qëllim që ata tu jepnin lekët që kishin me vehte.
Drejtuesit e mjeteve kanë kundërshtuar për të dyja kërkesat e tyre dhe ata janë larguar.
Nga ana shërbimeve të Komisariatit të policise Nr.5-Tiranë, fale një pune intensive dhe operative, për pak orë është bërë e mundur identifikimi i automjetit dhe identifikimi i personave që kishin kryer këtë veprim të kundraligjshëm.
Pas veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua automjeti me të cilin u larguan autorët e dyshuar ,që ishte tip “Ford” me targa AA 551 LI.
Drejtuesi dhe pasagjeri të cilët dyshohen si autorët e mundshëm .
Shtetasit:
● Halil Topalli,22 vjeç, banues në fshatin Tapizë të rrethit Kruje, i dënuar më pare për veprën penale të "Vjedhjes me dhunë"
2- Shaban Topalli, 33 vjeç, banues në fshatin Tapizë , Krujë.
Të dy shtetasit e mësipërm u arrestuan.
Vazhdon puna për identifikim e autorit tjetër të kësaj ngjarje.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO