Kamëz, sherr te furgonat për
konkurrencë, goditet në kokë polici

Kamëz, sherr te furgonat për<br />konkurrencë, goditet në kokë polici
TIRANË – Disa furgonë janë bërë shkaku i sherrit masiv mes dy grupeve, për konkurencë. Konflikti ishte aq i madh, saqë një patrullë policie nuk ka mundur ta shuajë, pa iu drejtuar armët të rinjve që po ziheshin, siç e shikoni edhe në këtë fotografi. Madje, uniformat blu janë detyruar që qëllojnë edhe në ajër, ndërsa një polic është goditur nga palët në konflikt.

Ngjarja ndodhi pasditen e të premtes, rreth orës 18.00, pak metër mbi rreth-rrotullimin e Kamzës, pikërisht aty ku nisen furgonët për në fshatrat Çerkezë dhe Kasalle. Burime zyrtare nga komisariati numër 5, treguan për A1 Report, se shkak për sherrin është bërë konkurenca e furgonëve të pasagjerëve. Një grup personash që kanë licencën e transportit të udhëtarëve në këtë zonë, të përgatitur për sherr, madje edhe të armatosur, kanë shkuar në stacion, ku kanë gjetur disa furgonë të tjerë pa licencë. Menjëherë u janë sulur shoferëve e fatorinove që gjendeshin aty, me drunj, leva e gurë, duke shkaktuar një konflikt masiv.

Një patrullë policie që gjendej aty me dy efektivë, ka ndërhyrë menjëherë për të penguar sherrin, por për shkak të numrit të madh, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë. Madje, siç mësohet, një polic është goditur në kokë, por pa probleme shëndetësore, pasi ka mbajtur njërin prej të rinjve, i cili tentoi të qëllojë një tjetër me levë në kokë. Megjithëse policia e mohon, dëshmitarë të ngjarjes, të cilët kanë qenë të shumtë në numër, treguan se njëri prej policëve, ka nxjerrë pistoletën, duke ua drejtuar grupeve në sherr.

Por kur ata nuk kanë ndaluar sherrin, uniformat blu kanë qëlluar në ajër disa herë për të ndalur konfliktin, i cili mund të gjeneronte në ndjerrjen e armëve, pasi edhe palët në konflikt, thuhet se kishin armë. Pasi efektvët kanë qëlluar në ajër, grupet në konflikt janë ndarë dhe kanë tentuar të largohen. Ndërkohë, nuk kanë vonuar të mbërrijnë në vendngjarje disa makina Shqiponja dhe furgonë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilët kanë ndaluar 6 persona, të gjithë me origjinë nga Kukësi, banues në fshatrat Babrru dhe Kasalle. Ndërsa nga kontrollet në shtëpi, njërit prej tyre i kanë gjetur edhe një armë gjahu, çifte.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator