MIRDITE – Një 60-vjecar gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm pasi u përfshi në një aksident rrugor në Shpal të Mirditës. Fran Laska udhëtonte me çiklomotor kur është përplasur nga një kamioncinë.
 
Policia ndaloi drejtuesin e kamioncinës Vladimir Gjera, 29 vjec. Rrethanat e këtij aksidenti me pasojë një të vdekur, ende nuk dihen ndërsa policia në vendngjarje nisi hetimet.