Ka rënë në pranga shoferi i kamionçinës që rrëshqiti dje në banesën e 55-vjeçarit Izmir Dumanit dhe për pasojë humbi jetën. Policia e ka arrestuar 39-vjeçarin me argumentin se nuk e kishte siguruar mirë mjetin.
“Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident të ndodhur në fshatin Shtushaj, Bulqizë, ju informojmë se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. T., 39 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për shkak se nuk kishte siguruar mirë, automjetin e tij tip “Benz”, automjeti ka rrëshkitur dhe ka rënë në oborrin e banesës së shtetasit I. D., ku e ka goditur këtë shtetas dhe për pasojë shtetasi I. D. humbi jetën.”- thuhet në njoftim.
Në përditësim...

Komente

